Mitreski: Dështoi bllokada e Kuvendit, shumica parlamentare punon për qytetarët

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski ka komentuar përmes një press konference ndodhitë e fundit në Kuvend duke i cilësuar si të dështuara përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokimin e punës së Kuvendit.

Në vazhdim deklarata e plotë e Mitreskit:

“Kanë mjaftuar dy ditë që opinioni, qytetarët, të shohin se si po dështojnë përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokimin e Kuvendit. Përpjekjet për shkatërrim të VMRO-DPMNE-së dështuan dhe asgjë nuk u arrit, përveç se u vonua miratimi i rendit të ditës. Kaluan dy ditë, dy ditë me propozime të pakuptimta, por në fund u miratua rendi i ditës dhe Kuvendi vazhdon të punojë. Me zvarritje nuk fiton askush, humbin vetëm qytetarët, humbet shteti.

Marrëzitë dhe paidenë shihen në propozimet që deputetët e VMRO-DPMNE-së i dhanë dy ditët e kaluara. I tillë është Ligji për Stabilitet Financiar në të cilin janë pranuar amendamentet e VMRO-DPMNE-së dhe ne kemi pranuar kërkesën e tyre që të shqyrtohen në pikat e mësipërme të rendit të ditës, por edhe për propozimin e tyre të pranueshëm votuan kundër rendit të ditës.

Ligji për mjedisin jetësor është i rëndësishëm për qytetarët, i rëndësishëm edhe për ne edhe për VMRO-DPMNE-në, por padyshim për ta vetëm deklarativisht, sepse me të gjitha forcat u përpoqën të mos miratonin rendit e ditës dhe votuan kundër.

Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe gjoja i rëndësishëm për VMRO-DPMNE-në, por votuan kundër që ky ligj të jetë në rend dite sepse përpjekjet e tyre janë deklarative.

Vendimet për dërgimin e anëtarëve në misionet ndërkombëtare nuk janë kontestuar asnjëherë nga asnjë opozitë në të gjithë 30 vitet e pavarësisë, por kjo është opozita jonë aktive bojkotuese, megjithëse shpreh shqetësimin dhe rëndësinë e pretenduar që ato çështje të jenë në rend dite dhe të jenë të votuara, të njëjtat janë bllokuar nga Komisioni Legjislativ në mënyrë që të mos ketë rregullore për miratimin e tyre.

Ky është përkufizimi i hipokrizisë, dhe hipokrizia është emri i dytë i VMRO-DPMNE-së.

Të gjitha propozimet e tjera që dëgjoi publiku si pika e dytë të jetë e pesta, e pesta të jetë e teta, e 7-ta të jetë e 12… etj, megjithëse të pakuptimta dhe megjithëse i pranuam vetëm për të nxjerrë në dritë destruktivitetin e tyre, por në fund edhe përkundër këtyre propozimeve të tyre votuan kundër miratimit të rendit të ditës.

Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, Kuvendi duhet të jetë funksional dhe efikas në marrjen e vendimeve në interes të qytetarëve dhe mbrojtjen e standardit të tyre.

Tensionet, britmat, kërcënimet, janë krejtësisht të panevojshme. Sado i madh të jetë nervozizmi në kryesinë e VMRO-DPMNE-së, ne i bëjmë thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së, veçanërisht atyre që nuk pajtohen me këtë politikë të lidershipit të tyre, e që ka shumë të tillë, të guxojnë dhe të veprojnë në interes të qytetarëve.

Ne deputetët e shumicës dhe të opozitës jemi të zgjedhur nga qytetarët, jemi këtu për qytetarët dhe duhet të punojmë për qytetarët sidomos në momente të tilla të vështira që kanë të bëjnë me gjithçka që ndodh në Europë dhe në botë.

Sërish do të mposhten bllokadat e urdhëruara nga Hristijan Mickoski.

Ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve që na dhanë detyrimin për të marrë vendime në interes të tyre, për të kapërcyer të gjitha bllokadat dhe pengesat nga opozita dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Të gjitha zgjidhjet e nevojshme ligjore që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit do të miratohen pa marrë parasysh bllokadat e pasuesve të Hristijan Mickoskit dhe opozitës parlamentare.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Të ndihmojmë Luljetën, ka shumë nevojë për ne!

Të ndihmojmë Luljetën. Ajo ka më shumë se nevojë për ne sot, se nesër mund të jemi secili prej neve në vendin e saj. Ajo...

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...