Petkov jep shenjat e para pozitive: Nuk mund të heqim veton para Qershorit

“Është më mirë që Bullgaria të jetë e rrethuar nga fqinjë të qëndrueshëm që janë pjesë e familjes evropiane. Shqipëria dhe Maqedonia kanë një vend në BE. Në mënyrë që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, së pari duhet të plotësohen të gjitha kushtet dhe të jepen garanci për përmbushjen e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Çdo hap në këtë drejtim do të bëhet para Kuvendit Kombëtar”, ky është komenti i kryeministrit bullgar Kiril Petkov, në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për anëtarsim në BE.

Petkov sqaroi se në lidhje me temën e nagociatave ka pasur keqkuptime të ndryshme në publik përshkak se intervistat e tij ndonjëherë janë përkthyer edhe gabim nga mediat e tjera jo bullgare.

Ai tha se Bullgaria nuk mund të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut para muajit qershor, edhe pse lajme më shpresëdhënëse kanë qarkulluar në mediat maqedonase.

Mediat gjithashtu theksojnë se gjatë vizitës së Petkovit në SHBA, u shfaqën spekulime të shumta se në Uashington është arritur marrëveshje për heqjen e vetos për integrimet evropiane të Maqedonisë.

Kryeministri Petkov ka dhënë një intervistë për televizionin rumun “Digi 24” ku është pyetur se në rast që e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, a ka gjasa që qeveria të bie?

“Unë nuk mund të jem përgjegjës për asgjë nëse qeveria ime bie apo nëse qeveria ime mbijeton, unë punoj për të çdo ditë dhe ne jemi të vendosur që e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është atje, ajo duhet të jetë atje. Kjo është e mirë për rajonin. Natyrisht, ka ende gjëra për të bërë dhe duhet të punojmë shumë për t’i arritur ato. Përveç kësaj, nuk mund të jem përgjegjës për asgjë tjetër në të ardhmen”, u përgjigj Petkov.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...