Pse bllokada e opozitës shqiptaro-maqedonase çon ujë në “mullirin” rus!?

– Pasoja është si vijon: Duke u bazuar në këtë “skenar”, njohësit e rrethanave shtojnë se opozita shqiptaro-maqedonase po tenton shpërbërjen dhe bllokimin e Kuvendit, për t’i dalë në ndihmë Rusisë dhe për të penguar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Skenar rus”!

Kështu lexohet në opinion tentimi i opozitës së bashkuar shqiptaro-maqedonase për të bllokuar Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dikush mund të thotë se kjo tezë është e sforcuar, por realiteti që na rrethon dhe ngjarjet që po ndodhin në skenën e gjerë botërore, nuk lënë shumë mëdyshje. Çdo veprim duhet të jetë konform situatës, nuk jemi si vend ishull i vetmuar në oqean.

Shumë njohës të rrethanave politike do të thonë se kjo bllokadë e parlamentit, qoftë si veprim i pavetëdijshëm, qoftë si skenar me paramendim, është në favor të Rusisë, e cila përpos agresionit që ushtron mbi Ukrainën, tenton edhe destabilizimin e vendit.
Pasoja është si vijon: Duke u bazuar në këtë “skenar”, njohësit e rrethanave shtojnë se opozita shqiptaro-maqedonase po tenton shpërbërjen dhe bllokimin e Kuvendit, për t’i dalë në ndihmë Rusisë dhe për të penguar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Shpërbërja ose bllokimi eventual i Kuvendit të RMV-së do t’i pengonte shtetet e lartpërmendura në rrugën e anëtarësimit sepse për anëtarësimin e tyre kërkohet edhe miratimi dhe ratifikimi edhe nga ana e Kuvendit tonë.

E bllokimi ose shpërbërja do të pamundësonte Finlandës dhe Suedisë anëtarësimin sepse do të ishin “peng” të përgjigjes së RMV-së. E kjo do ti vinte në ndihmë vetëm Rusisë.

Duke i pasur parasysh këto aspekte, aktorët e bllokadës ndihmojnë indirekt rikonfigurimin e dëmshëm gjeostrstegjik. Janë naivë, ose veprojnë me paramendim opozitarët e bashkuar shqiptaro-maqedonas?! Jezu Krishti (profeti Isa) e ka atë fjalën e famshme: Faljua Zot, nuk e dinë çka bëjnë!/express.mk

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...