Drian: Franca mund të organizojë konferencën ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut

Ministria franceze e Punëve të Jashtme dhe Evropës u deklarua pas takimit të ministrit francez të Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Drian me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, duke theksuar se “Franca është e vendosur në rast të marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të organizojë konferencë ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drian, siç thotë në kumtesën e Kej D’Orsej më 11 maj se ka biseduar me me homologun e tij Osmani në margjinat e një takimi ministror të koalicionit global kundër ISIS në Marrakesh për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe situatën në Ukrainë pas luftës së nisur nga Rusia më 24 shkurt.

“Ministri francez e nënvizoi mbështetjen e plotë të Francës për arritjen e një kompromisi të ekuilibruar dhe të pranueshëm reciprokisht midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën. Ai përkujtoi se Franca është e vendosur që në rast të marrëveshjes të organizojë sa më parë konferenca ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ministri Drian e përsëriti mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përmendi organizimin qershorin e ardhshëm, në kuadër të Presidencës franceze me Këshillin e BE-së, në një konferencë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat duhet të kontribuojnë për këtë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi...

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...