Ministri Bekteshi bëhet therrë në sy për Mickoskin pse tha se jam shqiptar në Tiranë

Prirja për të bërë mizën buall shpesh i jep “dinamikë” apo gjallëri amullisë politike. Ata që nuk kanë me se të dëshmojnë veten, merren me “miza”.

Kështu, VMRO-ja sigurisht e ka “falënderuar” ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshin, që gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, paska bërë një “gafë” me të cilën paska cenuar autoritetin e shtetit. Kjo gafë pasi ai i paska thënë një gazetareje se ai është shqiptar dhe ministër i Maqedonisë së Veriut, kur ajo i është drejtuar me “ministër maqedonas”.
Mickovski dje pothuajse në mënyrë dramatike i drejtohet Kovaçevskit për një lloj uniteti nacional maqedonas! Asgjë e re. Edhe një herë të tentosh të sajosh situatë për të problematizuar, kujt i bën përshtypje?

Por tentativa për të krijuar problem ku nuk ka, nuk është përherë naive, sepse këtu ndërlidhen edhe mediat, të cila kohë pas kohe shpërfaqin paragjykimet e fjetura ndaj subjektit jo fort të adhuruar prej tyre, BDI. Midis asaj që ka thënë Kreshnik Bekteshi, në njërën anë, se është shqiptar, dhe në anën tjetër se është ministër i Maqedonisë së Veriut, nuk ka kurrfarë kontradikte, pos faktografi!

Sepse për më tepër, është fjala për një përpjekje për ta sqaruar një keqkuptim terminologjik brenda shqiptar(pra, brenda shqiptar, e jo në kontekstin shqiptaro-maqedonas) lidhur me përdorimin e atributit “maqedonas”, që në Shqipëri e përdorin edhe për kategorizim të përkatësisë shtetërore, ndërkaq shqiptarët e Maqedonisë e kuptojnë si cenim të identitetit të tyre etnik.

Pra, një sqarim të këtij keqkuptimi midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Vënia bisht këtij komunikimi të Bekteshit me gazetaren, me tone dramatike siç e bëri lideri i VMRO-së, është një tentim i tejdukshëm për të krijuar problem ku nuk ka.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...