Rastet dhe epilogjet e shumta gjyqësore për krime dhe skandale të mëdha në menaxhimin e shtetit ndaj shumë ish funksionarëve të VMRO DPMNE-së janë ende të freskëta në fokusin e qytetarëve të vendit, por a ka arritur VMRO DPMNE të çlirohet përfundimisht nga kthetrat e ideologjisë së këtyre personaliteteve.?!
Parashtrohet pyetja a turpërohet kreu aktual i VMRO-së, HristijanMickoski nga bashkëpartiakët e tij Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Protugeri, Mile Janakievski dhe të tjerë kur po drejton subjektin politik që dikur ata e menaxhonin?! A ka marrë leksionin e duhur Mickoski që të distancohet nga një doktrinë e tillë e menaxhimit që në thelb ka ideologjinë e pabarazisë dhe diskriminimit të qytetarëve?!
Duke parë ndodhitë e fundit, ajo që mund të shihet është e njejta doktrinë e funksionimit, të njejtat thirrje nacionaliste si garda e Gruevskit për monopol politik prej 61 deputetëve kundër faktorizimit dhe të drejtave të shqiptarëve dhe Ali Ahmetit, kundër orientimit europian të vendit, kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Prespës si themele të stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.
Jo, Mickoski nuk turpërohet nga paraardhësit e tij, ato i ka idolë dhe udhërrëfyes, madje lehtësisht tashmë roli i tij mund të perceptohet si marionetë në duart e interesave të asaj garde famëkeqe që nuk po i largon kthetrat nga VMRO DPMNE.