Sot, të gjitha faqet zyrtare të Bashkimit Demokratik për Integrim, të zyrtarëve të saj si dhe gjithë aktivistëve kanë vërshuar nëpër rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram me një poster me numrin “20”, të gjithë në të njejtën kohë.
Numri 20 duhet të simbolizojë 20 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me sa duket, aktivistët kanë vendosur të nisin festën 20 dite më herët.
Bashkimi Demokratik për Integrim si parti është themeluar menjëherë pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Në vitin 2002, Bashkimi Demokratik për Integrim garon për herë të parë në skenën politike në zgjedhjet parlamentare duke fiuar kështu 70% të votave në elektoratin shqiptar ose 16 deputet nga 120 sa ka Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Që nga themelimi e gjerë më sot, Bashkimi Demokratik për Integrim si forcë më e madhe politike në bllokun politik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka fituar të gjitha proceset zgjedhore, përfshirë këtu zgjedhjet parlamentare, lokale, presidenciale dhe referendumet./indeks.mk/