Xhaferi bashkë me delegacionin parlamentar për vizitë studimore në Bundestagun gjerman

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, koordinatorë të grupeve të deputetëve, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, nëpunës kuvendor, si dhe përfaqësues të NDI-së prej sot deri të enjten (19 maj) do të jenë për vizitë studimore në Bundestagun gjerman në Berlin.

Siç theksohet në kumtesën nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, vizita është organizuar dhe financuar në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare të Kuvendit të financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe të implementuar nga NDI-ja dhe me qëllim të vazhdimit të procesit për pavarësinë e sigurimit kuvendor.

Në pjesën politike të Vizitës studimore, delegacioni do të realizojë takim me kryetaren e Bundestagut gjerman, Berbel Bas, grupi parlamentar për bashkëpunim me shtetet e Evropës Juglindore, Komisionin Bashkimit Evropian, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Në pjesën praktike të vizitës, siç qëndron në kumtesë, do të realizohen takime me sekretarin e përgjithshëm të Bundestagut, me nëpunës të lartë nga Bundestagu kompetentë për shërbime parlamentare, polici dhe detyra të sigurisë, revizion, si dhe përfaqësues të TV kanalit parlamentar.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...