Fituesit e 70 banesave sociale në Gostivar, Rexhepi: Procedura është realizuar në përputhje me shpalljen

Sot Zëvendës ministri i Transportit dhe lidhjeve z. Bekim Rexhepi morri pjesë në prezantimin e listës preliminare për shpërndarjen e banesave sociale në qytetin e Gostivarit në bazë të thirrjës publike që u shpall nga MTL-ja.

Komisioni i ngritur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kishte konstatuar se nga 190 aplikime, 74 prej tyre i plotësojnë kushtet.

Rexhepi u shpreh se të gjithë personat që nuk do të gjenden në listë përfundimtare kanë të drejtë ankese.

“Të gjithë personat që nuk do të gjenden në listë pas marrjes së vendimit kanë të drejtë ankese për vendimin nga ana e komisionit. Procedura nga ana e komisionit për vërtetimin e dokumentacionit është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe transparente, kështu që vërtetohet edhe sot se në mënyrë shumë të qartë u zbulua edhe lista preliminare e kandidatëve”, u shpreh kështu zëvendës ministri Rexhepi.

Gjithashtu mes tjerash ai sqaroi se e gjitha procedura e shqyrtimit të dokumentacionit është kryer në mënyrë transparente.

“Aplikimi është bërë në përputhje me shpalljen të cilën Ministria e Transportit në bashkëpunim me Qendrën Sociale në Gostivar e shpalli para një muaji, dhe në bazë të të gjithë dokumentacioneve që janë dorëzuar në Qendrën Sociale, janë dorëzuar pastaj në shqyrtim në Komisionin e formuar në Ministrinë e Transportit dhe janë shqyrtuar në mënyrë transparente dhe të detajuar.Ditët në vijim fillon faza e mbykëqyrjes të gjendjes faktike në terren për të parë sesa përputhet dokumentacioni i aplikantëve me gjendjen ku ata jetojnë”, tha ai.

Personat që kanë aplikuar mund të shohin nëse janë në listë në faqen e internetit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, por edhe pranë Qendrës së Punës dhe Politikë Sociale në Gostivar.

Ndryshe, aplikimi për 70 banesat sociale në Gostivar zgjati një muaj, gjegjësisht nga muaj mars deri në prill të këtij viti.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...

Kurti ka takuar teoricienin botëror Francis Fukuyama

Në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga “The Economist”, pas panelit ku ishte folës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte një...