LSDM: ”Bllokimi aktiv” ka dështuar, tani po kalojnë në protesta

Pas paralajmërimeve për protesta nga ana e VMRO-DPMNE-së kanë reaguar nga Lidhja Social Demokrate. Nga atje thonë se me këtë hap po dëshmohet se tentimi për bllokim aktiv të Kuvendit ka dështuar dhe tani po zëvendësohet me protesta në rrugë. Deputeti Darko Kaeski, thekson se vetë fakti që VMRO-DPMNE-së I duhet një muaj që të organizojë protesta, flet për problemet brenda partiake të Mickoskit, ai I bën thirrje opozitës që të mos zvarrit në Kuvend ligjet që siç thekson, janë në të mire të qytetarëve.

Protesta është e drejtë demokratike e opozitës, por ajo që Mickoskit i nevojitet një muaj i plotë që të organizojë një protestë flet për problemet e brendshme që i ka, me qëllim që ta mbajë kolltukun e tij në pallatin e bardhë. Tani pasi rezultuan të pasuksesshme bllokimet në Kuvend dhe dështuan, është e rradhës që deputetët e VMRO-DPMNE-së t’i caktojnë seancat e komisioneve ku bllokojnë ligje të rëndësishme për qytetarët.” – deklaroi Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së

Por nga VMRO-DPMNE numërojnë arsyet përse qytetarët duhet të dalin në protesta dhe u bëjnë thirrje atyre që të bashkangjiten që së bashku të bëhen ndryshimet.

“Është bërë shumë, heshtja nuk është opcion. Protestë për rrëzimin e Qeverisë më 18 qershorë, protest për ndryshime dhe jetë më të mirë. Pushteti kishte periudhë të gjatë për të treguar rezultate, por jo vetëm që nuk tregoi rezultate, por edhe na futi në një varfëri të madhe. Inflacioni është dyshifrore, pagat asnjëherë nuk u rritën, krimi dhe korrupcioni u bënë mënyrë e punës. LSDM dhe BDI në mënyrë katastrofike u ballafaquan me krizën shëndetësore.” – deklaroi Mile Lefkov, antar i KE të VMRO-së

Ndërkohë që opozita insiston në zgjedhje të shpejta të parakohëshme parlamentare si mënyra e vetme për dalje nga kriza, LSDM edhe gjatë ditës së sotme përsëriti se çështja e zgjedhjeve është e mbyllur edhe se ato do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...