Plani për standardet më të larta mjedisore në mbrojtje, shembull se si duhet të integrohet mbrojtja e mjedisit në politikat sektoriale

Ministri i Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe prof. Dragan Minovski nga laboratori universitar AMBIKON i Universitetit të Shtipit, mori pjesë në një konferencë për shtyp ku u promovua Plani për standarde më të larta ekologjike në mbrojtje  2022-2024.

Me këtë rast ministri Nuredini  theksoi:

  1. 1. Konferenca e sotme për shtyp ka për qëllim të paraqesë një shembull jashtëzakonisht të mirë të integrimit të politikave mjedisore në politikat sektoriale të Ministrisë së Mbrojtjes. Përgatitja e një Plani të tillë për standarde më të larta mjedisore në mbrojtje 2022-2024, nga pikëpamja mjedisore ofron një mekanizëm të shkëlqyer jo vetëm për arritjen e standardeve më të larta mjedisore të kërkuara nga integrimi në BE dhe NATO, por edhe përmbushjen e synimeve programore të Qeverisë dhe NATO-s si dhe nevojat e popullatës për një mjedis të shëndetshëm dhe zhvillim të gjelbër dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik. Me këtë Eko-plan, nga aspekti i mjedisit, Ministria e Mbrojtjes kontribuon në dy përcaktime të rëndësishme – të arrihen synimet kombëtare të vendosura për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe të realizohen synimet ambicioze kombëtare për reduktimin e ndryshimeve klimatike, për të cilat si shtet jemi detyruar me Marrëveshjes e Parisit dhe Kontributet Kombëtare të Rishikuara për të reduktuar emetimet neto të gazeve serrë me 82% deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet në vitin 1990.
  2. Për sa i përket zbatimit të masave të Programit për Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit, rikujtoj se vitet e fundit kemi parë një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit. Besojmë se kjo është rezultat i masave të zbatuara, duke pasur parasysh edhe kushtet më të mira atmosferike gjatë analizave. Nuk do të përsëris se ky proces nuk jep rezultat brenda natës dhe se kërkon kohë, por do të theksoj se jam i kënaqur që gatishmëria, ndërmarrja e aktiviteteve dhe sigurimi i financave janë ngritur në një nivel më të lartë.
  3. Çfarë është bërë dhe çfarë bëjmë?

– Janë detektuar burimet e ndotjes, ndërsa me Studimin e fundit për proporcion të ndotësve të ajrit në qytetin e Shkupit, i pregaditur nga Universiteti i Shtipit, edhe një herë, në aspekt shkencor, janë vërtetuar të njejtat.

– Ne si Qeveri veprojmë për burimet e ndotjes së ajrit dhe të njëjtën gjë e bëjnë disa nga komunat, me çka janë dhënë një sërë subvencionesh nga institucione të ndryshme dhe në nivele të ndryshme për zëvendësimin e sistemeve jo ekologjike për ngrohje në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objektet shëndetësore dhe ndërtesa administrative, kurse për amvisëritë janë ndarë fonde edhe për përmirësimin e efiçencës energjetike si në familjet individuale ashtu edhe në institucione publike, është investuar në rritjen e gjelbërimit urban dhe të ngjashme.

– Në dy vitet e fundit, MMJPH ka vënë në funksionim të plotë Sistemin Shtetëror të Monitorimit dhe ka rritur numrin e stacioneve matëse në 21, nga të cilat 2 stacione matëse në Berovë dhe Prilep që janë vënë në funksion në fillim të vitit, për herë të parë financohen plotësisht me mjete vetanake nga Buxheti i MMJPH-së.

– MMJPH ka përmirësuar legjislacionin, i cili parashikonte kompetenca dhe detyrime më të mëdha për njësitë e vetëqeversijes lokale në këtë fushë, si dhe shtoi sanksionet për ndotësit.

– Ajo që po bëjmë për momentin dhe është e një rëndësie të veçantë është hartografimi i të gjitha institucioneve publike në nivel shtetëror dhe lokal, mënyra e ngrohjes së objekteve, kushtet me efiçencën energjetike dhe mundësitë dhe planet për ndërhyrje. Të dhënat e mbledhura publikohen në faqen e internetit të MMJPH përmes regjistrit dixhital të sapokrijuar.

– Por më duhet të theksoj se të dhëna të tilla vështirë për t’u mbledhur. Prandaj, mendoj se shembulli i shkëlqyer i dhënë nga Ministia e Mbrojtes përmes Eco-planit 2022 – 2024 është një shembull praktik i shkëlqyer që duhet bërë nga të gjitha ministritë e tjera, institucionet shtetërore, e veçanërisht pushteti lokal, sepse vetëm me një pasqyrë të saktë të situatës, mund të projektohen masat që duhet ndërmarrë dhe mjetet e nevojshme për realizimin e tyre. Integrimi mjedisor duhet të bëhet në të gjithë sektorët në nivel kombëtar, tashmë po punohet në nivel lokal nga komunat, po ndodh edhe në sektorin e biznesit dhe vetë njerëzit gradualisht po ndryshojnë ndërgjegjësimin e tyre dhe po zhvillojnë shprehi më të mira mjedisore në veprimin e tyre të përditshëm. Por fakti është se kjo nuk ndodh aq shpejt.

  1. Pres që me shumëfishimin e kësaj praktike shembullore, do të përshpejtohen ndjeshëm aktivitetet që kanë të bëjnë me përmirësimin e funksionalitetit të ndërtesave publike, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, por do të nënkuptojë gjithashtu kursim të energjisë, kursime financiare dhe transformim drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe të gjelbër.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...