Ahmeti në Balkan Talks: Kosova duhet të përmbyllë procesin e demarkacionit me Serbinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë përbëjnë ende një problem në rajon.

Në një intervistë ekskluzive për “Balkan Talks” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se pa u mbyllur çështja e demarkacionit midis Kosovës dhe Serbisë, do të ketë pengesa për negociatat e mëtejshme.

Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që të dyja vendet të njohin njëra-tjetrën në mënyrë reciproke dhe duhet të fillohet duke zbatuar demarkacionin.

“Problem i pambyllur gjithashtu në rajon, është problemi Kosovë-Serbi. Republika e Kosovës ka përmbyllur demarkacionin me Maqedoninë e Veriut dhe me Malin e Zi. Pa u mbyllur problemi i demarkacionit me Serbinë, sigursht që kjo çështje mbetet e hapur, mbetet pengesë për negociatat e mëtejshme, për të zgjidhur problemet e shumta që ka Kosova me Serbinë. Duhet përfundimisht të bëhet divorci në mes të Serbisë dhe Kosovës. Ky divorc fillon në radhë të parë me njohjen reciproke dhe në realitet me demarkacionin”, tha Ahmeti.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...