Shaqiri në shënimin e 7 dekadave të Institutit të Ekonomisë: Sfidat e ndërlikuara kërkojnë përgjigje shkencore, prandaj i intensifikojmë investimet në kërkime

Instituti Ekonomik nga Shkupi në 7 dekadat e fundit ka arritur të ngritet në institucion të rëndësishëm dhe të njohur që kontribuon në zhvillimin e mendimit shkencor. Nga themelimi i saj deri sot, kërkuesit  nën mbrojtjen e saj kanë zhvilluar qindra projekte si përgjigje të sfidave aktuale shoqoëroro-ekonomike”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, në shënimin e jubileut të qendrës kërkimore.

“Shkenca është më e nevojshme për të treguar drejtimin në kushtet kur ekonomia botërore është më e ndërlikuar se kurrë edhe kur ka më shumë sfida globale, si energjia, pandemitë, refugjatët, ndryshimet klimatike”, theksoi ai.

Me qëllim që shkenca të ndikojë më mirë dhe më efektivisht në përshpejtimin e zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndryshuan politikat e tyre, duke e kthyer në financimin buxhetor investimin e harruar me dekada në shkencë. Shaqiri theksoi se buxheti për shkencën në vitin 2022 ka rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin paraprak.

“Duke u nisur nga fakti se financimi i projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë dhe publik si dhe duke investuar në zhvillimin e burimeve laboratorike, mundësojmë të rritet pjesëmarrja në projektet kërkimore ndërkombëtare që janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës kërkimore dhe ngritjen e kapaciteteve dhe nivelin e arritjeve shkencore. Gjithashtu, punonjësit shkencor mund të përdorin mjetet për qëndrime studimore jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime shkencore ndërkombëtare dhe për financimin e shpenzimeve materiale dhe shërbimet për shtypjen e përmbledhjeve, nga tubimet shkencore të mbajtura”, tregoi ministri.

MASH po ndërmerr edhe masa të tjera për të investuar në kapitalin njerëzor, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendet në zhvillim, të cilat kanë për qëlllim rritje ekonomike të qëndrueshme,  gjithëpërfshirëse dhe përparim. Për të nxitur të rinjtë të përsosen dhe të lehtësohet shkollimi i studentëve, janë futur kategori të reja bursash ndërsa bursa të caktuara janë dyfish më të larta.

“Bursat e studentëve i kemi rritur në 6.050 denarë, përderisa studentët e regjistruar në studimet deficitare në lëndët matematikë, kimi dhe fizikë marrin 18.000 denarë në muaj. Pas një dekade kemi kthyer bursat për studime pasdiplomke në vend”, tha Shaqiri, duke shtuar se rritje reale ekonomike dhe transformimi i shoqërisë nuk janë të mundshme pa kuadro profesionale, të edukuara për t`i ndjekur rrjedhat globale dhe njohuritë moderne shkencore.

Ministri e  sugjeroi Institutin e Ekonomisë si një institucion që jep  kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë e arsimit të lartë të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...