A ka nevojë votuesi shqiptar edhe për një parti të re politike?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend nëse mbahen këtë vit duket se do të shoqërohen me shumë të reja, për faktin se një gjë vetëm u bë e njohur që në partinë më nacionaliste e anti-shqiptare dikur VMRO-DPMNE do të ketë edhe kandidat shqiptar. Ndërkaq, të pa njohurat që po qarkullojnë vetëm si paralajmërime janë lëvizjet e ish deputeteve të PDSH, pa kënaqësitë përbrenda Alternatives si dhe grupi i zjarrit përbrenda BDI-së, se mund të ketë ndonjë iniciativë të re politike në kampin shqiptar, e ajo që dinë më mirë ta bëjnë shqiptarët është themelimi i partive politike, por pastaj nuk mund t’i mbajnë.

Ajo që më së lehti e më së mirë dinë ta bëjnë shqiptarët është organizimi politik për themelimin e partive politike, këtë e ka dëshmuar koha që përgjatë viteve në vend edhe pa qenë nevoja për shtimin e numrit të partive, numri është shtuar në formë të pakontrolluar. Përpos kësaj është themeluar një subjekt politik, pastaj për çështje interesi e pozitash janë bërë dy subjekte politike, e kështu me rradhë ka vazhduar shumimi i partive në kampin shqiptarë.

Sipas regjistrimit të fundit shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë mbi 30%, por ja që po reflekton se janë më shumë përshkak se interesimi për votat shqiptare është shumë më i lartë nga shumë subjekte, tani më duke u futur në garë edhe partitë maqedonase.

Lideri i BDI-së njihet për refrenin e tij që e përsërit në çdo paraqitje televizive që shqiptarëve nuk u duhen më shumë se dy parti politike, njëra në opozitë e tjetra në pushtet, ndërkaq nga opozita aktuale e akuzojnë Ahmetin se ai bënë përpjekje të pa rezervë që opozita shqiptare mos të bashkohet e të ketë sa më shumë parti politike shqiptare në skenë që vota të përçahet. Pra, sipas opozitës Ahmeti ditën bën thirrje për bashkim të opozitës natën punon për të penguar një bashkim të mundshëm.

Grupi i zjarrit në BDI është aktiv pas zgjedhjeve të fundit parlamentare më 15 korrik të vitit 2020 në vend, me çka ndarja e kulaçit qeveritar për këtë grup përbrenda BDI-së ndikoi që të shfaqin revoltën e tyre kundrejt disa figurave të reja që ishin vendosur në pozita të rëndësishme qeveritare nga kreu i kësaj partie. Bie fjala për pakënaqësinë hapur të shprehur nga Izet Mexheti, deputet i BDI-së, kundrejt Artan Grubit, i cili ishte vendosur zëvendës kryeministër dhe ministër për Sistem Politik. Por, pakënaqësia brenda BDI-së nuk ishte vetëm me këta dy figura, sepse në grupin e zjarrit kishte më shumë të pakënaqur. Kalimi i Fatmir Limanit në Lëvizjen Besa, e kështu me rradhë.

Në Alternativë parti tashmë në pushtet themeluesi i partisë dhe krahu i djathtë i kryetarit të partisë, Zejd Rexhepi, ka shprehu pakënaqësinë dhe revoltën e tij madje duke mos marrë pjesë as në kongresin e parë të partisë. Ai ka paralajmëruar edhe largim nga partia e tij se dhe fundosjen e partisë.

E së fundmi PDSH-ja e Arbën Xhaferit, me pasues Menduh Thaçin, i cili arriti ta shkatërrojë në tërësi partinë, dhe të mbetet një deputet i vetëm në Kuvend, me këtë edhe është bërë partia më e dobët politike shqiptare në vend. Prandaj edhe së fundmi ishte i ftuar në emisione më shumë në cilësinë e analistit se sa kryetarit të partisë. Por, katër ish deputet nga kjo parti që në kohën e tyre ishin ndër më aktivët në Kuvend, janë takuar në Gostivar duke publikuar një fotografi me mbishkrim “së shpejti”. Ky takim me këtë mbishkrim nga katër ish deputet lë për të besuar se diçka është duke u përgatitur në skenën politike shqiptare.

Pra, duke pasur këto plasaritje e pakënaqësi përbrenda partive politike ekzistuese, nënkuptohet qartazi se kjo pakënaqësi e ndarë mund të bashkohet dhe të nxjerrë një grup të unifikuar që të gjithë janë të pakënaqur.

A ka nevojë skena politike shqiptare edhe për një parti të re?

Aktualisht votuesi shqiptarë ka mjaft opsione sepse në skenë ka tepër parti politike, fakti që këto parti janë jo mirë të konsoliduara nuk nënkupton nevojën për një parti të re. Në këtë situatë e në këto rrethana më e nevojshme e më e dobishme për faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të kishte qenë vetëm reformim i partive ekzistuese, madje sipas mundësive edhe shkrirjen e ndonjë partie që nuk ka shtrirje të mirë në vend.

Pra, përpos që shqiptarët nuk kanë nevojë për një parti të re, nevoja është edhe për zvogëlimin e numrit të partive ekzistuese. Sepse, nuk mbahet partia në jetë vetëm për t’i thënë vetit kryetar partie.

Prurja e re e një partie politike do të kishte ndikuar negativisht në kampin shqiptarë sepse edhe ashtu votuesi shqiptarë është ndarë e përçarë në shumë parti, duke krijuar hapësirë e terren garues edhe për partitë politike maqedonase. Prandaj, është më së e nevojshme një unifikimi i partive politike shqiptare opozitare se sa një organizim i ri.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut humbjen më të madhe e pësuan kur mbi 50 mijë vota shkuan për një parti maqedonase, e ky ishte dështim i vulosur edhe për partinë në pushtet që nuk ka arrit t’i mbajë këtë trup votues dhe për opozitën që nuk arriti të jap alternativë për këtë numër të madhe votuesish. Një iniciativë e re politike do të zvogëlonte edhe numrin e deputeteve shqiptarë në Kuvendin e RMV-së, e se më pak deputet në Kuvend aq më pak zë kritik e kërkim të asaj që u takon shqiptarëve.

Aktualisht në Kuvend ka 31 deputet shqiptarë nga pesë parti politike shqiptare dhe disa të tjerë që kanë garuar në listat e partive politike maqedonase. Pra, 5 subjekte politike kanë arrit të sigurojnë 31 deputet, po sikur të ishin vetëm dy sigurisht që numri shumë më i madh deputetëve do të kishte qenë, për shumë arsye. BDI 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 8, Alternativa 4, Lëvizja Besa 3, PDSH 1.

Edhe qytetari pasiv që nuk ka votuar asnjëherë në vendvotim do të kishte votuar, bojkot të zgjedhjeve nuk do të kishte, shit-blerje votash, jo sepse qytetarët shumë më të qartë e të lirë në vendim do të ishin kur kanë dy opsione.

Ndërkaq, me prurje të reja e themelim partish vijnë dëme të reja e dëmtim të interesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, kjo vetëm se e çakërdis edhe më shumë votuesin shqiptarë dhe krijon huti e amulli që do të kishte pastaj pasoja në numra e në përfaqësim në Kuvend.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...