Arta Bilalli-Zendeli: Thirrjet kundër BDI-së vetëm se po forcojnë më shumë pozicionet tona

Thirrjet për unifikim të opozitës me qëllim rrëzimin e BDI-së, nga kjo e fundit nuk merren shumë seriozisht. Arta Zendeli Bilalli nga BDI-ja këto thirrje dhe këto qëndrime të opozitës i cilëson si dukshëm të vjetra dhe që nuk po japin rezultatin e duhur.

Megjithatë ajo këtë veprim të Lëvizjes BESA e cilëson si të drejtë legjitime. Zendeli-Bilalli përkujton Lëvizjen BESA në thirrjen për bashkim të opozitës që kohë më parë e drejtoi vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, me qëllim që të mos digjen votat e shqiptarëve.
“Thirrjet e këtyre, sinqerisht edhe nuk janë për tu marrë shumë serioze, sepse edhe brenda një jave kanë pasur qëndrime diametralisht të kundërta duke nisur nga vet kryetari i Lëvizjes BESA. Fillimisht ata u bënë një me VMRO-DPMNE, që normal se është legjitime sepse janë opozitë. Dhe ende pa e shpall mirë bllokadën VMRO-DPMNE-ja Lëvizja BESA doli se edhe ne do ta bllokojmë Kuvendin se edhe ne jemi për zgjedhje të parakohshme, se BDI-ja është e keqja e shqiptarëve etj etj…Pas asaj dalin me një tezë tjetër ku i ftojnë partitë opozitare që të bashkëpunojnë kundër BDI-së… Qëndrimet e këtyre se duhet të rrëzohet BDI-ja janë koxha të vjetra por fatkeqësisht nuk po arrijnë fare në rezultat. Po ashtu këtu vlen të përmendet se një ftesë të këtillë për bashkëpunim të opozitës lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka bërë shumë vite më parë. I ka ftuar publikisht në një kohë kur ne ndoshta nuk ishim aq mirë sa jemi sot në përkrahje, ‘urdhëroni bëhuni bashkë të gjitha partitë politike shqiptare dhe rrëzojeni BDI-në nga pushteti’. Atëherë për ironi Lëvizja BESA nuk u bashkua me partitë shqiptare opozitare por hyri në listat e LSDM-së”, tha Arta Bilalli-Zendeli, deputete e BDI-së.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...