BE-ja thirrje Maqedonisë dhe Bullgarisë të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë

Përfaqësuesit evropian nga të gjitha grupet e BE-së i bënë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë zgjidhje për dallimet bilaterale.

Dy palët kanë vazhduar negociatat, ndërsa Maqedonia e Veriut pret që Bullgaria të miratojë fillim të negociatave të vendit me BE-në.

“Qeveria e Maqedonisë ka bërë gjithçka që kemi pritur, por nuk i filloi negociatat. Vendi është sinkronizuar edhe me politikat ndaj Rusisë”, deklaroi socialisti Tonino Pacula.

Eurodeputeti Andreas Shider insiston se sjellja bullgare nuk ka zgjidhur asnjë çështje, e përskaj kësaj ka patur ndikim edhe ndaj vendit edhe ndaj BE-së.

Edhe presidenti francez, Emanuel Makron, dje në një bisedë telefonike me kryeministrin Kovaçevski, me kryeministrin bullgar Kirill Petkov, si dhe me presidentin bullgar Rumen Radev, ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të nxiten të vazhdojnë me dialog për kontestin mes tyre.

Më parë, edhe Zhozef Borel kishte bërë thirrje për të filluar negociatat anëtarësuese me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë. Borel për herë të parë vendosi dhe afat, duke kërkuar që vetoja bullgare të hiqet deri në fund të kryesimit francez, afat ky që skadon në fund të qershorit, transmeton Zhurnal.

Kovaçevski: Nuk ekziston dokument që është i pranueshëm për dy palët

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se deri në këtë moment nuk ka dokument të pranueshëm i cili mund të paraqesë bazë për zgjidhje. Kryeministri nënvizoi se nuk ka asnjë lëshim, duke patur parasysh se bisedimet dhe zgjidhja duhet të bazohen në vlera evropiane, në respektim të ndërsjellë mes politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve nga dy shtetet dhe duke u mbajtur përmes bisedimeve të dinjitetit të qytetarëve të dy shteteve.

Kovaçevski deklaroi se integrimi ynë evropian është shëndruar në bisedë për historinë, që praktikisht, të gjitha vendet nga Bashkimi Evropian e arsyetojnë.

“Kur flitet për histori, nuk premtohet asgjë, vetëm flitet për diçka që ka ndodhur para 100-150 viteve. Ky është shantazh klasim dhe nuk mund të nxiret asnjë benefit për dikë. Mendoj se bisedimi për tema që janë në interes të së ardhmes së shtetit, janë shumë të rëndësishme dhe në këtë duhet të bazohen të gjitha bisedimet”, tha Kovaçevski.

Ai përsëriti se neve na nevojitet një zgjidhje e shpejtë, por jo e përshpejtuar.

“Qëndrimi ynë nuk ndryshon, nuk jemi në ndeshje futbollistike”

Para dy ditëve, presidenti bullgar, Rumen Radev, deklaroi se nuk duhet të lejohet legjitimim i maqedonizmit. Në BE nuk ka vend për ideologji nga ish Jugosllavia dhe Kominterna”, deklaroi Radev pas takimeve me kreun shtetëror gjerman në berlin.

Ministrja bullgare për punë të jashtme, Teodora Gençovska, tha se “qëndrimet e Bullgarisë për fillim të negociatave mes Maqedonisë dhe BE-së është i qartë dhe nuk mund të ndryshohet në këshillin e ardhshëm për punë të përgjithshme.

“Marrdhëniet mes dy vendeve nuk mund të shëndrohen në ndeshje futbollistike dhe të flasim në pjesën e kujt është topi”, tha Gençovska duke komentuar deklaratën e Osmanit se tani topi është në anën e Bullgarisë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...