“Kidnapuesit e babait kanë poste publike në Serbi” thotë djali i Ukshin Hotit

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti ka thënë se personat të cilët kanë kidnapuar dhe e kanë zhdukur atë sot kanë poste publike në Serbi.

Hoti theksoi se përgjegjësia e burgjeve si institucione të sigurisë së lartë bie mbi shtetin e tyre.

“Burgjet në përgjithësi jo vetëm burgu i Dubravës janë institucione të sigurisë së lartë të secilit shtet dhe si të tilla përgjegjësia bie mbi shtetin e tyre që në atë kohë ka qenë Serbia dhe nëse Serbia tenton të shfajësohet apo të fshehë krimet e saj, unë shembull e kam marrë Ukshin Hotin se si me dëshmi një person është kidnapuar nga institucionet e sigurisë së lartë”, tha ai.

Sipas tij personat që kanë “ kidnapuar” veprimtarin Ukshin Hoti, sot kanë poste publike në Serbi

“Babi është kidnapuar nga persona të cilët dihen botërisht, e fatkeqësisht ata persona jo që ne nuk po mundemi me i gjetë, por të njëjtit marrin poste publike në Serbi dhe kjo është fatkeqësi”, shtoi ai.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...