Mitreska: Pritet stabilizim i çmimeve globale të ushqimit dhe të energjisë

Goditja që e shkaktoi lufta në Ukrainë ndaj çmimeve të prodhimeve parimore të bursave botërore kontribuoi për korrigjim të madh në rritje të shkallës së inflacionit edhe tek na. Nëse presim rritje të çmimeve të naftës prej katër për qind në tetor, tani pritjet për këtë vit janë rreth 50 për qind, tek ushqimi është pritur kryesisht stagnim, ndërsa tani rritje dyshifrore, thekson zëvendëskryeministrja e Bankës Popullore, Ana Mitreska.

Ajo në intervistë për “Utrinski brifing”, megjithatë theksoi se pas rritjes globale, institucionet ndërkombëtare presin stabilizim të çmimeve të burimeve energjetike dhe të ushqimit, gjegjësisht të inflacionit të importuar, ndërsa siç thotë, me siguri presion në rënie ndaj çmimeve do të shkaktojë edhe ndryshimi në sjelljen e konsumatorëve. Në pajtim me këto pritje, parashikohet stabilizim të inflacionit të rreth tre për qind vitin e ardhshëm.

Lidhur me rritjen e projekcionit për shkallën e inflacionit për sivjet në projeksionet e prillit të BP-së, zëvendës guvernatorja theksoi se ky është trend global, si dhe se faktorët e njëjtë të përbashkët ndikojnë ndaj ciklit të inflacionit tek të gjithë vendet.

Ajo shtoi se nëse analizohet inflacioni ynë mesatar në prill prej 8,4 për qind, gjysma është rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...