Shaqiri në takim me rektorët e universitetit “Nënë Tereza”

Universiteti më i ri shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup do të vazhdojë të rritet dhe të bëhet institucion i njohur i arsimit të lartë, jo vetëm në vend, por edhe më gjërë në rajon, në të cilën ka mbështetjen e nevojshme nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, veçanërisht në aspektin e kuadrove dhe mjetet për shkencën dhe kërkimin.

Ky, kumton MASH, është përfundimi nga takimi i sotëm i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri me rektorin e UNT-së, prof. Dr. Izet Zeqiri dhe me disa anëtarë të tjerë me rektorët dhe përfaqësues të kuadrit mësimor dhe shkencor të këtij universiteti.

Shaqiri shprehu kënaqësinë me angazhimin e udhëheqësisë dhe të punësuarit në institucionin e arsimit të lartë, sepse për periudhën relative të shkurtër të themelimit, gjegjësisht për periudhën pesëvjeçare, mundësuan bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit ku aktualisht studiojnë rreth 3.000 studentë. Ata, siç tha ministri, do të japin kontribut të rëndësishëm në përparimin e përgjithshëm të vendit.

Përfaqësuesit e universitetit theksuan se në kohë të sfidave të shumta, është shumë e rëndësishme që të vazhdojë mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për institucionet e arsimit të lartë, jo vetëm për shkak të tejkalimit të tyre, por edhe për arritjen e rezultateve pozitive që do të jenë mbi optimalen që nënkupton përparimin e institucioneve arsimore në rangjet e cilësisë.

Gjithashtu, siç thanë, prioritet i UNT-së do të jetë forcimi i programeve të studimit dhe orientimi i tyre drejt sferave të reja inovative dhe kërkimore, si dhe shkëmbimi i studentëve dhe kuadrit akademik, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Qehaja: Shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore

Drejtuesi i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë se shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore. I ftuar në “Debat Plus”,...

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...