Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më mësimin në shtet tjetër, përkatësisht në një zonë kufitare në Kosovë ku gjendet shkolla e tyre më e afërt, por do të mësojnë në një objekt në vendlindjen e tyre që është në ndërtim e sipër dhe aktivitetet ndërtimore janë kah fundi.
Sot vizitova vendbanimin Bardhi në Bllacë të Poshtme, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çuçer Sandevës, Sashko Komnenoviq, ku me buxhet prej 4.7 milionë denarë, Ministria e arsimit dhe shkencës po ndërton objektin e shkollës fillore “Mihal Grameno”, deklaroi Jeton Shaqiri Ministër i Arsimit.
Me këtë investim ne i japim fund një absurditeti dhe një padrejtësie për nxënësit tanë të cilëve shteti duhet t’u sigurojë kushte për mësim dhe jo t’i detyrojë të mësojnë
jashtë kufijve të vendit.
Objekti i ri do të fillojë të funksionojë në vitin e ardhshëm shkollor 2022-2023 dhe do të nënkuptojë zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen fëmijët e këtij vendbanimi të cilët prej vitesh vijojnë mësimin në një shkollë që ndodhet në anën tjetër të kufirit me Kosovën, më saktë në Han të Elezit.
Aktivitetet janë drejt përfundimit. Kemi një marrëveshje me kontraktorin e ndërtimit sipas së cilës deri në fund të këtij muaji objekti do të ndërtohet plotësisht dhe më pas do të fillojmë me pajisjen e brendshme. Nga shtatori, fëmijët e lagjes Bardhi do t’i gëzohen ambienteve të reja dhe faktit që nuk do të udhëtojnë më përtej kufirit, dhe prindërit do të jenë shumë më të qetë.
Ndërtimi i objektit të shkollës si zgjidhje e përshtatshme për këtë problem të kahershëm filloi në fund të vitit 2021.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...