Të gjithë partitë ekzistuese nuk do ta kishin luksin të ishin ndonjëherë në Qeveri nëse BDI nuk do pranonte ti ketë partnerë koalicioni.
Shumë prej politikanëve që janë në parti tjera , rrugëtimin politik e kanë nisur pikërisht nga partia blu.
Shumë prej aktorëve politikë kanë patur funksione në BDI dhe aty e kanë mësuar ABC-në e politikës.
Sot të njëjtit protagonistë bëjnë zhurmë dhe mendojnë se me forcën prej ” milingone” janë të rëndësishëm në politikë.
Që nga 2017 e këndej secila parti ekzistuese që fatkeqësisht janë shumë, kanë qeverisur me BDI-në bashkë.
Vijnë nga hici, bëhen partnerë për të realizuar të njëjtin program qeveritarë dhe më pas kur dalin nga qeveria u kthehen koreve nacionaliste, kombëtare dhe aq më keq ata filojnë ta shpërlajnë veten se e keqja është gjetkë.
Por të mos ishte zemërgjërësia e BDI-së moti do kishin mbaruar disa politikanë që edhe ashtu nuk dijnë të fitojnë por të paktën i kanë zaptuar partitë e tyre.
Kur i pyesësh përse je në Qeveri, asnjëherë nuk thonë për shkak të BDI-së por për shkak të LSDM-së dhe VMRO-së.Paramendo se në c’pikë arrin kameleonizmi i tyre politik!. Shumë prej partive tona që pretendojnë se janë puro shqiptare , ditën fotografohen te varri i Isa Boletinit ndërsa natën bëjnë takime të fshehta me liderët e partive maqedonase larg opinionit publik.
Por është zemrëgjërësia e BDI-së që i pranon më pas të qeverisin bashkë përndryshe ato sot do kishin fatin e PPD-së që nuk ekziston më.
BDI i merr, u jep pak jetë politike dhe i bën të fitojnë një ose dy komuna sa për tua zgjatur jetën politike por edhe për këtë ata janë kaq mosmirënjohëse.
Të qeverisësh me BDI-në dhe ta kritikosh pandërprerë atë.Kjo është politika e partive të vogla shqiptare që dështimin e tyre të humbjeve serike mundohen tia adresojnë forcës më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.