Petrovska – Zakov në Sofje: Si NATO, nuk jemi vetëm, kur jemi në aleancë zhvillohemi së bashku dhe bëhemi më të fortë

Siguria dhe stabiliteti në rajon janë prioritet i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe për këtë arsye të dy aleatët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë intensivisht në fushën e mbrojtjes”, konkluduan ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe homologu i saj bullgar Dragomir Zakov në takimin e sotëm në Sofje.

Ministrja Petrovska, e cila u prit në Bullgari me një ceremoni me nderimet më të larta ushtarake, tha se realiteti i ri i sigurisë në kontinentin evropian kërkon kohezion dhe bashkëpunim ndërmjet aleatëve për siguri më të fortë kolektive.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë në Evropë, Petrovska tha se ajo që nevojitet për momentin është integrim i plotë dhe unitet.

„Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ishte një vendim që sot, në arkitekturën e ndryshuar të sigurisë, u tregua vizionar dhe historik dhe u mbështet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s. “Sot Maqedonia e Veriut kontribuon për stabilitetin dhe sigurinë dhe Republika e Bullgarisë ka një fqinj në kufirin perëndimor që është aleat i saj, një fqinj me të cilin ndërtojnë sigurinë kolektive”, tha ministrja Petrovska.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për forcimin e sigurisë rajonale, ministrja Petrovska tha se të dy vendet tashmë bashkëpunojnë në shumë segmente të mbrojtjes, por se ka shumë mundësi të tjera që duhet të zhvillohen, veçanërisht në fushën e forcave rezervë. Më e rëndësishmja është që bashkëpunimi mes pjesëtarëve të dy ushtrive të jetë i vazhdueshëm.

“Ushtarët bullgarë ishin pjesë e stërvitjeve të mëdha në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve 2019 dhe 2021, të cilat u treguan një mënyrë e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojës, por edhe për rritjen e ndërveprimit mes dy armatave dhe në këtë kontekst dërgova ftesë për përgatitjen e një stërvitje të përbashkët mes dy ushtrive që do të zhvilloheshin në qendrën stërvitore Krivollak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një qendër stërvitore që ende është në zhvillim, por që po zhvillon kapacitetet e saj për të përmbushur nevojat e Armatws në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të ofruar mundësi për forcat aleate. “Në këtë mënyrë në fakt tregojmë se ndërtojmë një aleancë të fortë dhe forcojmë sigurinë rajonale”, tha ministrja Petrovska.

Ministri Zakov theksoi se ky takim është një shenjë e jashtëzakonshme se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut si vende anëtare të NATO-s kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në rajon, në mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë. Ai tha se detyra kryesore për ne dhe gjeneratat e ardhshme është që Ballkani, përfshirë Ballkanin Perëndimor, të mos përmendet më kurrë në kontekst negativ.

Ministrja Petrovska gjatë vizitës në Kuvendin e Bullgarisë u takua me një delegacion të Komisionit Parlamentar për Мbrojtje të kryesuar nga Atanas Zafirov, ku u bisedua për vendin e legjislativit në sistemin e mbrojtjes dhe nevojën për bashkëpunim të fortë në nivel të komisioneve për mbrojtjen dhe sigurinë e të dyja vendevе.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes që nga viti 1999, kur u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëpunim në Mbrojtje. Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë realizuar një sërë takimesh dhe vizitash bilaterale dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit ushtarak është intensiv. Plani i këtij viti për bashkëpunim në mbrojtje përfshin 10 aktivitete, shtatë prej të cilave në Bullgari dhe tre në Maqedoninë e Veriut.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...