Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë rastë është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes dy komunave në sferën energjisë së renovueshme për vendosjen e Mullinjëve të erës në hapësirat e kësaj komune, kështu njoftojnë nga komuna e Tearcës.
Në hapsirat e komunës së Tearcës kishim nderin të presim delegacionin nga Italia, Comune di Foiano di Val Fortore, ku me këtë rast nënshkruam memorandum bashkëpunimi.
Pas vizitës së kryetarit Nuhi Neziri në Itali, Komuna e Foianos shprehu gatishmërinë të ndihmojnë në realizimin e investimeve në sferë e energjisë së renovueshme duke bartur storjen e suksesit nga komuna e tyre, konkretisht në vendosjen e Mullinjëve të erës edhe në hapsirat tona.
Shpresojmë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në sfera të ndryshme.