Personazh shumë i njohur i ekranit, për nga natyra shumë i qetë dhe punëtor. Ky është Blendi Fevziu i cili tashmë ka vizituar thuajse gjithë vendet e botës dhe këtë e dëshmon përmes aplikacionit në rrjetet sociale.
Sa vende të botës ke vizituar e sa të kanë mbetur ende? Kjo është pyetja që më bëjnë thuajse përditë e sidomos pas çdo udhëtimi. Që mos të kthej përgjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende të botës (118 vende anëtare të OKB dhe 12 vende që nuk janë ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj. Sipas aplikacioneve të mësipërme siç duket edhe në hartën që kam publikuar kam shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit. Por mbeten ende shumë… pothuajse edhe një herë kaq.
