Kovaçevski në Vatikan dhe Romë, takime me Dragin dhe Petkovin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga vajza e tij Tamara Kovaçevska nesër dhe pasnesër do të kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Itali dhe në Vatikan për vizitë zyrtare dhe pune në kuadër të shënimit të 24 majit – Dita e iluministëve sllavë Kirlit dhe Metodit, njofton Pres shërbimi qeveritar.

Kovaçevski gjatë qëndrimit në Vatikan dhe Romë do të ketë një audiencë tek Papa Françesku dhe do të marrë pjesë në lutjen në varrin e Shën Kirilit në kishën “San Klemente”, ndërsa në pjesën e punës së vizitës janë paralajmëruar takime me kryetarin e Këshillit të ministrave të Italisë, Mario Dragi si dhe kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov.

“Kryeministri Kovaçevski programin e vizitës Selinë e Shenjtë do ta fillojë më 23 maj me takim sy më sy me Papa Françeskun. Programi në Vatikan pastaj vazhdon me audiencën tek papa Françesku ku bashkë me kryeministrin Kovaçevski do të marrin pjesë edhe anëtarët e delegacionit, ministrat e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski si dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Në delegacion janë edhe Martin Popov, shef i kabinetit të kryeministrit, Ana Andreeva, sekretare për komunikim, marrëdhënie me publikun dhe protokoll të kryeministrit, Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Nikolla Jankullovski, rektor i universiteti Sh. Cirili dhe Metodi, Pimen Ilievski, mitropoliti i KOM-AO, Josif Todorovski, mitropoliti i KOM-AO dhe Zoran Stojanov, dekan i Dioqezës së Kishës katolike të Strumicës”, thuhet në komunikatën e Pres shërbimit qeveritar.

Kovaçevski më pas, qëndron në kumtesës së bashku me ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani do të kenë takim me Sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin dhe sekretarin për marrëdhënie me shtetet, Pol Riçard Gallager.

Më 24 maj, pjesa zyrtare e programit fillon me homazhe para varrit të Shën Kirilit në Bazilikën e San Klementes, ku mitropolitët Pimen dhe Jozef do të kryejnë lutje për nder të Sh. Kirilit ku do të marrë pjesë i gjithë delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut me në krye kryeministrin Kovaçevski.

“Pjesa e punës gjatë vizitës në Itali më 24 maj përfshin edhe takimin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryetarin e Këshillit të ministrave të Italisë, Mario Dragi. Në kuadër të vizitës së punës më 23 maj, kryeministri Kovaçevski do të takohet edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov”, thuhet në njoftimin e Pres shërbimit qeveritar.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...