Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast në Greqi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në nivel global dhe afërsisht 50 raste të tjera të dyshuara.

Ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, nyje limfatike të fryra dhe lodhje janë disa nga simptomat e hershme të lisë së majmunit. Epidemiologu, njëherit edhe anëtarë i Komisionit për sëmundje Infektive Nevzat Elezi thotë se nuk ka hapësirë për panik.

Ajo që shqetëson popullatën janë ndryshimet lëkurore, të cilat quhen edhe si ethet e lëkurës në formë të puçrrave dhe një pamje e tillë, veçanarisht në ekstremitete të duarve, shqetëson popullatën dhe krijon panik. Nuk ka diçka shqetësuese, sepse nuk përhapet në mënyrë ajrore, tha epidemiologu Nevzat Elezi.

Mjeku Nevzati thotë se është sëmundje sezonale karakteristike për stinën e pranverës dhe verës. Pre e këtij virusi janë personat me imunitet më të brisht, ndërsa vdekshmëria është në përqindje shumë të ulët.

“Është një sëmundje që përhapet përmes kontaktit, te i sëmuri ka simptoma në lëkurë dhe prandaj përhapja nuk është masive. Nuk lë pasoja më të rënda dhe nuk llogaritet sëmundje vdekjeprurëse”, tha Elezi.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...