Opozitarizmi i ngathët

Të merremi vesh: unë nuk kam parë asgjë të keqe në atë takimin Apasiev&company për të bërë ndërrimin e pushtetit, me kryeprotagonistë VMRO-DPMNE-në dhe Aleancën për Shqiptarët që kishte me vete edhe Alternativën, edhe Besën! Për shkak se politika është interes, për shkak se partitë bëhen për t’u ngjitur në pushtet dhe takatin ua jep votuesi. Pikë! Ama, këto ditë rri e lexoj kamxhikun opozitar ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi, përse qenka takuar me një delegacion çeçen, jo sot, jo dje, jo kur Rusia nisi operacionin për pushtimin e Ukrainës, por shumë më herët! Jahu! T’i pyesësh: ku ishit kur u takua (jo në Parlament, natyrisht!). Është njësoj sikur të atakohen opozitarët përse janë takuar me bullgarin Karakaçanov apo edhe me ndonjë fondacion të njohur gjerman vetëm e vetëm pse ish-kancelari Gerhard Schroder ka lidhje biznesore me rusët! Pa lidhje,- mund të thuash dhe Ti, lexues i nderuar!

Shkruan: SELADIN XHEZAIRI

Për të qenë korrekt: Si ju duket opozitarizmi në rrafshin lokal dhe atë qendror, apo të jem më i drejtpërdrejt: a është opozita jonë (shqiptare e pse jo edhe maqedonase), në të dyja nivelet, e tillë sa ta cilësojmë si të (pa)përgjegjshme? Për shkak se nga opozita pritet të jetë e shëndetshme, aktive, syzgjuar, jo e fjetur, jo e ngathët, të vë nën lupë veprimet e qeverisë qëndrore e lokale dhe për t’i qortuar ato, e për t’ua mbushur mendjen qytetarëve (votuesve) – të ofrojë alternativë? Opozita, pra e ka për borxh të jetë vrojtuese e shkeljeve e devijimeve të kudondodhura nëpër levat e sistemit dhe konform kësaj të mbështesë dhe forcojë  institucionet. Vetëm në këtë mënyrë opozita do të mund të cilësohet si e përgjegjëshme dhe me vizion për të ardhmen.

Të bësh opozitën këtu, më thotë një bashkëfshatar imi, nuk është fare zahmet: e hap një portal, angazhon disa duzina argatësh partie dhe mos e vrit mendjen se çfarë do të thonë të tjerët!(?) Edhe më mirë është po të kesh një Televizion ‘tëndin’, për shkak se mbetet burim primar i informacioneve politike, dhe pa përtesë e pa gajle mund tororisësh punët, mund të shkulësh e presësh pemë, të shkarkosh e ngarkosh ‘ushtarë partie’, të japësh leje ndërtimi e tenderë, por edhe të mundohesh të gjesh qimen në vezë aty ku realisht nuk e gjen! Për pasojë e për mungesë sensi, mund të qëmtosh takime e fotografi takimesh të muajve a viteve të shkuara dhe t’i shesësh ato si të freskëta, të rrahësh gjoks për atdhetarizëm e të shkruash statuse e statuse!

Të merremi vesh: unë, fjala vjen, nuk kam parë asgjë të keqe në atë takimin Apasiev&company për të bërë ndërrimin e pushtetit, me kryeprotagonistë VMRO-DPMNE-në dhe Aleancën për Shqiptarët që kishte me vete edhe Alternativën, edhe Besën! Për shkak se politika është interes, për shkak se partitë bëhen për t’u ngjitur në pushtet dhe takatin ato e marrin nga votuesi. Pikë! Ama, këto ditë rri e lexoj kamxhikun opozitar ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi, përse qenka takuar me një delegacion çeçen, jo sot, jo dje, jo kur Rusia nisi operacionin për pushtimin e Ukrainës, por shumë më herët! Jahu! T’i pyesësh: ku ishit kur u takua (jo në Parlament, natyrisht!)? Është njësoj sikur të atakohen opozitarët përse, ta zëmë, janë takuar me bullgarin Karakaçanov apo edhe me ndonjë fondacion të njohur gjerman që mundohet  t’ua mësojë abcn-në e të bërit opozitë, kuptohet për të ardhur nesër në pushtet. T’i godasësh vetëm e vetëm pse, për shembull, ish-kancelari Gerhard Schroder ka lidhje biznesore me rusët! Pa lidhje,- mund të thuash dhe Ti, lexues i nderuar!

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...