Bekteshi në Click Plus: Me masat shtesë ju ndihmojmë qytetarëve me paga më të ulta

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në Televizionin 21, duke folur për krizën ekonomike që po përballet vendi, tha se momentalisht shteti ka para dhe se është në gjendje të kryej të gjitha pagesat. I pyetur se përse atëherë po merren borxh 900 milionë euro, ai u përgjigj se me këto para po kthehen borxhet e marra në vitet e kaluara.

“Ka pare në buxhet, të gjitha pagesat po bëhen në afate të caktuara nga ana e buxhetit, siç janë pensionet, pagat edhe pagesat ndaj kompanive. Por paratë borxh që po marrim një pjesë e madhe e këtyre janë obligimeve nga vitet e kaluara, pra nga huat dhe euro-bondet e marra nga vitet e kaluara. Por njëkohësisht edhe për shkak të masave që po i implementojnë, ku ka edhe masa shtesë, që t’u vijmë në ndihmë qytetarëve me paga të ulta, ku kemi paraparë rreth 80 milionë euro për t’u përgatitur edhe për më të keqen nëse do të vazhdojë kriza energjetike nëpërmjet subvencioneve direkte”, tha ministri Bekteshi.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...