Ikja e qytetarëve ka ndodhur pikërisht kur BESA ishte në qeverinë e përbashkët me LSDM si pjesë e koalicionit me ta

Një koncert i madh me yjet e estradës shqiptare duket se ka tronditur disa subjekte shqiptare që nuk kursejnë dot akuzat .Njëra ndër ta është edhe Lëvizja Besa që koncertin e ndërlidh me ” vdekjen e shpresës” këtu dhe për këtë na qenka fajtorë vetëm BDI gjithnjë sipas kësaj partie.

Që kanë ikur njerëzit dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë , kjo është një e vërtetë e madhe , por akuzat që bën BESA për ikjen e të rinjëve janë shumë të ulëta dhe ata ia adresojnë këtë edhe vetvetes. Ky ekzod masiv që nga pavarësia ka ndodhur pikërisht kur BESA ishte në qeverinë e përbashkët me LSDM si pjesë e koalicionit me ta.

Askush nga Besa nuk mund ta mohojë këtë të vërtetë të madhe. Ata flasin për humbjen e shpresës së të rinjëve ndërsa vetë bënë sehir kur i shihnin si iknin njerëzit në momentin kur i kishin mekanizmat e pushtetit për ta parandaluar atë sepse vetë ishin pjesë e ekzekutivit.

Besa dëshiron që ta fshehë këtë paaftësi të tyre sa ishin në qeveri. Por më e keqja është sepse dalin blof dhe demaskojnë vetveten. Besa në fakt është e vogël karshi BDI-së. Ajo ka një lider me përmasa lokale që tani e sheh sa vështirë është të qeverisësh sepse Tetova dita-ditës po i rrëshqet nga duart.Kasamit i kanë mbetur vetëm akuzat ndaj tjerëve por nuk sheh më në oborrin e tij.Ai flet për ikjen e njerëzve por ata ikën më shumë gjatë qeverisjes së tij me LSDM-në si koalicion shqiptaro-maqedonas bashkë.

Besën e pengon koncerti i yjeve të estradës sepse kanë frikë se sheshi do mbushet me njerëz për të festuar një jubile të madh. Besa në fakt nuk e ka këtë luks sepse derisa BDI e mbush sheshin, kësaj partie po i zbrazet qyteti nga votuesit .Ata vetëm kujtojnë se janë më të fortë në Tetovë por harrojnë se BDI në këtë qytet nuk e ka vetëm Teuta Arifin sepse votat janë aty.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...