Komisioni për Sëmundjeve Infektive të mërkurën do të diskutojë për linë e majmunit

Komisioni për Sëmundjet Infektive është duke monitoruar situatën me linë e majmiunit në botë, si dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilat aktualisht nuk parashikojnë kufizim të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave brenda vendeve ku nuk është regjistruar, tha zëdhënësi i Komisionit Zllate Mehmedoviq.

Të mërkurën, theksoi ai, është caktuar mbledhja e Komisionit, ndërsa një nga pikat e diskutimit do të jetë situata me linë e majmunëve në botë dhe mundësia e transmetimit të mundshëm tek ne dhe gatishmëria e sistemit për t’u përballur me një epidemi apo pandemi të mundshme që do të ndodhte në botë dhe te ne.

“Çfarë do të diskutohet në mbledhjen e Komisionit për Sëmundjet Infektive të mërkurën, do të informojmë pas përfundimit të saj, për atë se çfarë planifikojmë të zbatojmë si aktivitete në mënyrë që sistemi të jetë sa më i përgatitur për një epidemi të mundshme që mund të ndodhë”, shtoi Mehmedoviq.

Statistikat e fundit të OBSH-së të dy ditëve më parë janë se lija e majmunëve është regjistruar në 12 vende. Nga rajoni deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por autoritetet greke njoftuan dje se kanë regjistruar një rast të dyshimtë dhe bëhet fjalë për një turist i cili ka ardhur në Greqi nga Anglia.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...