Kovaçevski në Vatikan dhe Romë me rastin e Shën Kirili dhe Metodi, do të zhvillojë takim me Petkovin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot niset për në Romë ku do të kryesojë delegacionin shtetëror në Itali dhe Vatikan në një vizitë zyrtare dhe pune në kuadër të shënimit të 24 majit – Ditës sl vëllezërve shën Kirili dhe Metodi.

Nga Qeveria njoftuan se kryeministri Kovaçevski do ta fillojë programin e vizitës në Selinë e Shenjtë më 23 maj me takim tet-a-tete me Papa Françeskun.

“Programi në Vatikan më pas vazhdon me audiencën te Papa Françeskun, ku së bashku me kryeministrin Kovaçevski do të marrin pjesë vajza Tamara Kovaçevska, si dhe anëtarët e delegacionit Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës, Martin Popov, shef i Kabinetit të Kryeministrit, Ana Andreeva, sekretare për komunikime, marrëdhënie me publikun dhe protokollin e kryeministrit, Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Nikola Jankulovski, rektori i UKM-së, Pimen Ilievski, mitropoliti i KOM-AО, Josif Todorovski, mitropoliti i KOM-AО dhe Zoran Stojanov, dekan i dioqezës së Kishës Katolike të Strumicës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Programin për nder të 24 majit – Ditës së vëllezërve Kirili dhe Metodi, më 23 maj, delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta kompletojë me një kurorë lulesh në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedonase në bazilikën e Santa Maria Maggiore dhe me një program të përshtatshëm kulturor dhe artistik në të cilin do të marrin pjesë edhe artistët tanë të shquar që jetojnë dhe punojnë në Itali, njoftuan nga qeveria.

Në njoftim thuhet se më 24 maj, pjesa zyrtare e programit fillon me homazhe përpara varrit të Shën Kirilit në Bazilikën e Shën Klementit, ku Mitropolitanët Pimen dhe Josif do të mbajnë lutje për nder të Shën Kirilit, ku do të marrë pjesë i gjithë delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pjesa e punës nga vizita në Itali më 24 maj përfshin takimin e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Dimitar Kovaçevski me kryetarin e Këshillit të ministrave të Italisë Mario Dragi. Në kuadër të vizitës së punës, më 23 maj, kryeministri Kovaçevski do të takohet me kryeministrin bullgar Kiril Petkov”, thuhet në komunikatë.

Nga Qeveria dje konfirmuan se kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, do të takohen sot në kuadër të një vizite pune në Itali.

Se dy kryeministrat do të takohen gjatë udhëtimit të tyre në Romë dhe Vatikan, paraprakisht njoftoi edhe shërbimi për media i qeverisë bullgare.

“Dnevnik.bg” thekson se ky udhëtim i kryeministrave do të shënojë ngërçin mes dy vendeve dhe veton bullgare për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe se sipas informacioneve të pakonfirmuara, para disa kohësh është biseduar për Petkovin dhe Kovaçevskin që gjatë kohës së këtij udhëtimi të shpallin përparimin në bisedime apo zgjidhje që do të çonte në heqjen e vetos.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...