Të dashur bashkëpartiak, bashkëluftar e bashkëthemelues të Bashkimit Demokratik për Integrim. Është hapur gara për Kryetar Dege, një garë që synon të vendos themelet e një garimi fer me një proces transparent, demokratik dhe për herë të parë do të ushtrohet e drejta e votës, gjegjësisht do të votohet me parimin një anëtar një votë. Zgjedhjet për Kryetar Dege të Tetovës, për anëtarë dhe për kryetar e anëtarë të këshillave vendor, vjen si rrjedhoj e rezultateve të fundit në zgjedhjet lokale.
Dega e Tetovës është dega më e madhe e Bashkimit Demokratik për Integrim, duke pasur parasysh momentumin politik dhe nevojën e riorganizimit dhe ristrukturimit rrënjësor të degës, besoj fuqishëm se me një entuziazëm dhe me një përvojë serioze në menaxhim të institucioneve si dhe duke njohur thellsisht kodin gjenetik të partisë sonë, Ju garantoj që me një mentalitet fitimtarë e bashkëpunues e me një punë vetmohuese do ta rikthejm Degën e Tetovës në një degë që fiton dhe që krijon e menaxhon politika lokale e shtetërore.
Nga konsultimi paraprak me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmetin dhe me kërkesë dhe mbështetje të aktivit politik do të dorëzoj kandidaturën time për Kryetar të degës së Tetovës në ditët në vijim.
Na prift e mbara, bashkë drejtë fitoreve të reja. Paraprakisht i uroj suksese dhe kampanjë të mbarë çdo kandidati për kryetar dege, anëtar dege e kryetar për këshillin vendorë.
Zotimi i parë
Tetova është komuna dhe dega më e madhe me shqiptarë për nga numri, por jo edhe nga përfaqësimi dhe ndikimi në politikat partiake dhe shtetërore. Nëse zgjidhem Kryetar i Degës së Tetovës, do të angazhohem bashkë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmetin dhe kryesinë e degës e me gjithë aktivin politik të Tetovës që asaj tja kthejmë dinjitetin dhe ti japim atë që edhe i takon!
Zotimi i dytë
Qeverisja në hije!
Duke marr parasysh që Bashkimi Demokratik për Integrim në qytetin e Tetovës, në nivel lokal është realisht në opozitë, unë nëse zgjidhem Kryetar i degës së Tetovës, do të iniciojë krijimin e departamenteve në degën e Tetovës që realisht do të luajnë rolin e qeverisjes lokale, gjegjësisht, qeverisjes në hije ku nëpërmjet kësaj do të zhvillojmë betejat politike kundrejt qeverisjes aktuale të komunës së Tetovës.
Departamentet do të udhëhiqen nga kuadro të dëshmuara të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kuadro profesional të cilët do të kyqen në hartimin e poitikave lokale dhe do të bëhen pjesë e ekipit të cilët bashkë me anëtarët e degës së Tetovës dhe këshilltarët komunal të BDI-së do të krijojnë dhe hartojnë strategji, vizion e program të qartë ambicioz por të realizueshëm për qytetarët e qytetit të Tetovës.