Ministri Sali mbajti fjalim në Asamblenë e 75të të OBSH-së në Gjenevë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali po merr pjesë në Asamblenë e 75-të të Organizatës botërore të shëndetësisë në Gjenevë, Zvicër.

Në fjalimin me temë “Shëndet për paqe dhe paqe për shëndet”, ministri Sali foli për aktivitetet e realizuara dhe gatishmërinë e sistemit shëndetësor për përballje sa më të suksesshme me pandeminë me Kovid-19, që është bazë e mirë edhe për përballje me gjendjet e ardhshme të krizave, kumtoi MSH.

“Dy vitet e fundit pandemia e Kovid-19 ishte sfidë për të gjithë ne. Për fat të keq, pandemia mori jetë njerëzish edhe në Republikën e Maqedonisë, E tërë kjo paraqiste sfidë të vërtetë dhe e rriti nevojën për bazë të fuqishme për masa të shpejta dhe afatgjata për përmirësim të përgjigjes rrjedhëse ndaj Kovid-19, si dhe për përforcim të gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për gjendje të ndryshme të krizës në përgjithësi”, tha ministri Sali.

Lidhur me pasojat tragjike me vuajtjet njerëzore dhe humbje të jetëve, si dhe privimin e bashkësive të tëra nga mbrojtja shëndetësore në kontekst të gjendjes aktuale me Ukrainën, ministri Sali foli për parimet e Kushtetutës së OBSH-së, duke e potencuar nevojën të vazhdojmë ta mbrojmë dhe avancojmë shëndetin si vlerë bazike për arritje të paqes dhe sigurisë, madje edhe në situatat më të vështira.

“Besojmë se kjo nismë do të kontribuojë për përforcimin e urës që i lidhë ndihmën humanitare, zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë dhe ndërtimin e paqes”, konkludoi Sali, duke shtuar se shëndeti dhe paqja duhet të ndërtohen në mënyrë të pandashme sepse ato janë zgjidhja e vërtetë e vetme për çdo situatë.

Në margjina të Asamblesë, ministri Sali realizoi takime bilaterale me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejsus, me Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropë, me ministren portugeze për Shëndetësi, Marta Temido, si dhe ministrin federal gjerman të Shëndetësisë, Karl Lauterbah.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...