MPB afër zbardhjes së sulmit ndaj policisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar me deklaratat e dëshmitarëve dhe të involvuarve në incidentin e një dite më parë mes disa personave dhe kryeshefit të policisë në Butel, Edmond Murtezani, ndërsa sqarojnë se rasti nuk ka të bëjë me ballafaqimin e zëvendësdrejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Arif Asani me policinë Murtezani. Në stacion të policisë, deklaratë dhe pranim të “kacafytjes” me Murtezanin ka pranuar personi M.L, ndërsa deklaratë për ngjarjen kanë dhënë edhe disa persona tjerë, dëshmitarë të incidentit. Burime të gazetës KOHA thonë se, zëvendësdrejtori i BSP-së, Asani ka qenë duke e shoqëruar vajzën e tij në mbrëmjen e Maturës, ndërsa incidenti ka ndodhur jashtë restorantit po zhvillohej ahengu. “Nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje apo incident mes Arifit dhe Murtezanit, por mes këtij të fundit dhe personave tjerë, të cilët kanë sulmuar policinë pas një kacafytje verbale”, thonë në MPB, ndërsa shtojnë se tashmë është pranuar faji i personave që sulmuan policinë dhe incidenti do të zbardhet tërësisht ditëve në vijim.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...