Nikos Dendias sot për vizitë në Shkup

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, ku në Shkup do të takohet me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështjet evropiane, Bojan Mariçiq.

Gjatë vizitës së Dendias, bisedimet pritet të fokusohen në zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me qëllim të mirë të Marrëveshjes së Prespës, në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, pritet që bisedimet të mbulojnë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, si dhe situatën në Ukrainë pas pushtimit rus.

Sipas rendit të ditës, pas takimit me Osmanin pasdite do të pasojnë deklarata për media. Kjo është vizita e tretë e Dendias në Maqedoninë e Veriut, e para ishte në nëntor 2019, e dyta në gusht të vitit të kaluar.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...