SEFF: Përmes lidhjes rajonale – përforcimi i rezistencës së ekonomive ndaj goditjeve të ardhshme

Përmes bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së konkurrencës së ekonomive, do të rritet rezistenca e tyre ndaj goditjeve të ardhshme dhe njëkohësisht do të përshpejtohet zhvillimi i rajonit dhe ekonomive të caktuara nacionale. Kjo është një nga shtyllat mbi të cilën do të bazohet diskutimi në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar, Shkup – SEFF, ku në organizim me Ministrinë e Financave, do të mbahet në datë 30 dhe 31 maj në hotelin Aleksander Palace. Në këtë Forum do të përfshihen zyrtarë të lartë nga rajoni dhe vendi dhe përfaqësues të sektorit të biznesit dhe ekspertëve.

Muajt ​​e fundit u dëshmua se mbështetja e ndërsjellë mes vendeve të rajonit do të thotë shumë për tejkalimin e goditjeve të shkaktuara nga kriza e çmimeve. Gjithashtu, në periudhë afatmesme, lidhja e tregjeve dhe ulja e kostove për lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve në rajon, do të kontribuojë në qasjen e një numri më të madh të konsumatorëve nga kompanitë. Kjo do të lehtësojë arritjen e ekonomive sipas shkallës (economies of scales) dhe rritjen e konkurrencës.

Në këtë drejtim është edhe nisma “Ballkani i Hapur”, ku jemi përfshirë së bashku me Serbinë dhe Shqipërinë e cila synon inkorporimin e vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Barrierat ekonomike dhe tregtare zvogëlojnë kapacitetin e rritjes së rajonit. “Ballkani i hapur” synon heqjen e kufijve si barriera administrative dhe siguron katër liritë themelore evropiane për lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Në kuadër të nismës janë arritur marrëveshje që heqin kontrollet kufitare në mënyrë që mallrat të kalojnë pothuajse pa vonesë dhe që qytetarët të punojnë lirshëm në vendet e tjera.

Gjithashtu, ndërmerren disa nisma për forcimin e inovacionit dhe sipërmarrësisë së kompanive, kryesisht duke lehtësuar qasjen në kapital. Në këtë drejtim, janë krijuar më shumë fonde dhe linja që targetojnë sipërmarrësit dhe zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, si krijuesit më të mëdhenj të vendeve të punës. Përmes Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, si dhe krijimit të Skemës garantuese, synohet përmirësimi i qasjes në kapital për sipërmarrësit, që do të krijojnë vlerë të shtuar dhe do të kontribuojë në rritjen e konkurrencës dhe performancës ekonomike.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...