Vuçiqi në Davos e fton Abazoviqin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.

Abazoviq, në njoftimin e tij për takimin, tha se vendi i tij është duke bërë u përpjekur që të ketë një politikë bashkëpunuese me qeverinë serbe dhe u shpreh i gatshëm për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Mali i Zi po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë në prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Abazoviq.

Nga ana tjetër, Vuçiq në postimin e tij në Instagram thotë se kanë folur edhe për nismën Ballkani i Hapur dhe se e ka ftuar Abazoviqin që t’i bashkohet në takimin e ardhshëm të tri vendeve anëtare të kësaj nisme, i cili do të mbahet në Ohër.

Përkundër që deri tash Mali i Zi ka qenë kundër nismës së Ballkanit të Hapur dhe ka refuzuar pjesëmarrjen, kryeministri Abazoviq është shprehur pro saj, duke thënë se nisma është bërë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...