Danillovski për “linë e majmunit”: Nuk duhet të shqetësohemi për një pandemi të re

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni njoftuan se ka shqetësime për përhapjen e lisë në vendet evropiane dhe se janë duke e përgatitur sistemin shëndetësor. Tashmë janë në negociata për blerjen e ilaçit antiviral “tecovirimat” si dhe për blerjen e vaksinave kundër lisë, ndërsa kanë bërë të ditur se do të sigurojnë komplete të veçanta diagnostikuese, pra analiza për linë e majmunit.

Epidemiologu Dragan Danillovski për “Faktor” tregon se nuk ka vend për panik të madh, duke shpjeguar qëndrimin e tij deri në detaje.

“Jo, nuk duhet të shqetësohemi për një pandemi të re! Rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët. Do të ishte e mençur “shikimin ta kthejmë përreth” dhe të mos i kushtoni shumë rëndësi ortekut të informacioneve të ndryshme, shqetësuese, të zbukuruara rregullisht me foto “të përshtatshme” (madje, ndonjëherë, të lisë)! Të ruajmë mendjen dhe arsyen tonë! Por kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të “kthejmë shikimin anash”! Institucionet duhet të përgatiten maksimalisht, sikur të ishte rasti i lisë! Është absolutisht e nevojshme të sigurohen sasi të arsyeshme të vaksinës JYNNEOS dhe medikamentit tecovirimat, si dhe vaksinës së imunoglobulinës”, tha Danillovski.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...