Kuçuk: Bllokimi i rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut do të ngadalësojë zhvillimin e rajonit

Nëse Bullgaria nuk jep dritën jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit, gjë që në asnjë mënyrë nuk do të jetë e dobishme për imazhin ndërkombëtar të Sofjes, vlerësoi eurodeputeti bullgar Ilhan Kuçuk në konferencën me temë “Liberalët për të ardhmen e Evropës – Nga konferenca në reforma evropiane” të mbajtur në kryeqytetin bullgar.

Kuçuk theksoi se BE pret që Sofja të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union, duke shtuar se nuk ka asnjë mënyrë për t’u shpjeguar brezave të ardhshëm në Bullgari se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa “ata që ” ne i përcaktojmë si vëllezër dhe kemi një arsye legjitime për të qenë historikisht shumë afër, u heqim mundësinë për të qenë pjesë e BE-së”.

Kuçuk konsideron se nëse ka presion nga institucionet evropiane ndaj Bullgarisë, ai nuk është presion i jashtëm, por legjitim, sepse edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska janë pjesë e procesit të negociatave me BE-në.

Sipas Kuçukut, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të kthehen në një qasje pragmatike dhe të gjejnë të gjitha zgjidhjet e mundshme diplomatike dhe politike për çështjen dypalëshe.

Ai është i bindur se KE mund të japë garanci të mjaftueshme për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por theksoi se çështjet historike janë shumë të dhimbshme për BE-në. Sipas tij, një çështje është përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutën e vendit, dhe krejt tjetër është integrimi i tyre funksional në shoqëri.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...