Micevski: Dramë, disa deputetë do të shtriheshin për tokë! Xhaferi: Ta dini! Nuk e lejoj përsëritjen e “27 prillit”

Vazhdon debati mes VMRO-DPMNE-së opozitare dhe kryetari të Kuvendit Talat Xhaferi në Kuvend, përcjell TV21. Koordinatori i VMRO-së, Nikolla Micevski tha se deputetët e pushtetit po të ishin në vendin e opozitës mbrëmjen e djeshme do të bënin dramë.

“Nuk ka arsyetim për atë që e bëtë mbrëmjen e djeshme. Po të ishim në situatë të këtillë, e di se çfarë do të bënin disa deputetë këtu mbrëmë? Drama, do të kishte televizione, do të shtriheshin për tokë, të mbyllur pa vetëdije”, tha Micevski.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryetarit Xhaferit, i cili tha se nuk do të lejojë përsëritjen e 27 prillit të vitit 2017.

“Veç sa të iu rikujtoj, po të ishte situata ndryshe, ose në të kundërtën, do të iu rikujtoj për 24 dhjetorin të 2012, dhe prillin e vitit 2017, këtë nga unë nuk do ta shihni Nikolla Micevski, ta dini. Vetëm punë sipas Kushtetutës dhe Rregullores. Këtë e kam thënë edhe me 27 prill 2017. Nga unë nuk do të shihni përsëritje të fotografive nga viti 2017 dhe 24 dhjetori i vitit 2012”, deklaroi Xhaferi.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...