Refuzohet iniciativa e “Së Majtës” Levicës për shkarkimin e Fadil Zendelit

Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme e ka hedhur poshtë nismën e partisë “E Majta” e cila kërkoi të anulohet vendimi për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli të miratuar nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend.

Me Vendimin e kontestuar bëhet shkarkim konkret i anëtarit të Komisionit dhe kjo paraqet akt konkret- individual dhe sipas gjykatësve kushtetues nuk ka bazë për vlerësim kushtetues- gjyqësor.

Sipas gjykatësit Naser Ajdari, Gjykata kushtetuese nuk mund të lëshohet në analizën e procedurës për shkarkimin dhe zbatimin e dispozitave nga Rregullorja e Kuvendit dhe me këtë të vlerësojë pretendimet e ngritura në iniciativën dhe të vendoset në mënyrë meritore.

Gjykatësi Osman Kadriu, madje në seancë ka thënë se këto çështje sipas natyrës janë të ndjeshme, politizohen dhe problematizohen në opinion dhe prandaj Gjykata kushtetuese është organ më i thirrur të shpreh mendim.

“Akti i Kuvendit është akt juridik individual me të cilën zgjidhen çështjet konkrete statusore. Gjatë këtyre akteve kur vlerësohen nga aspekti i kontrollit kushtetues janë akte individuale dhe nuk i nënshtrohen kontrollit kushtetues- gjyqësor”, tha Kadriu.

Partia politike “E Majta” ka ngritur iniciativën deri te Gjykata Kushtetuese më 25 mars të këtij viti pas shkarkimit të Zendelit nga Komisioni.

Parashtruesi i iniciativës konsideron se deputeti nuk mund të shkarkohet nga trupi punues i Kuvendit pa propozim të Komisionit amë për zgjedhje dhe emërime, pasi është në kundërshtim me parimin kushtetues të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...