Skandal/ Levica, partneri i Taravarit dorëzon iniciativë për inspektim të monumentit të Xhemë Hasë Gostivarit

Partia Levica që tashmë dihet se është partner koalicioni i ASH dhe Arben Taravarit ka dorëzuar një iniciativë të re për kryerjen e inspektimeve të jashtëzakonshme në Ministrinë e Kulturës, kundër Komunës së Gostivarit, për të vërtetuar ligjshmërinë e procedurës për ngritjen e monumentit kontrovers të ballistit Xhemë Hasës në fshatin Simnicë të Gostivarit.

Kjo iniciativë është në kuadër të Iniciativës së parashtruar më parë kundër ngritjes së memorialit për nder të luftëtarëve të UÇK-së, me qëllim të ruajtjes së përhershme të kujtimeve të këtyre individëve.

Ne besojmë se vazhdimësia shtetërore-juridike e Republikës nuk mund dhe nuk duhet të bazohet në persona të njohur nga historia si bashkëpunëtorë të dëshmuar fashistë dhe kryeekzekutues të anëtarëve të çetave partizane. Përmes ngritjes së monumentit kontrovers, bëhet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në karakterin antifashist të shtetit dhe në idealet e ASNOM-it, të përcaktuara drejtpërdrejt me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, besojmë se monumenti kontrovers nuk i plotëson parakushtet kyçe formale-juridike dhe materialo-juridike, të cilat duhet të plotësohen që një monument të konsiderohet memorial dhe i njëjti të mund të ngrihet, thonë nga Levica.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...