VMRO-DPMNE së shpejti me interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” do të shtrojnë interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, paralajmëroi koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

“Pas ditës së djeshme në të cilën ne deputetët u mbyllëm në seancën plenare me urdhër të Talat Xhaferit tashmë është e qartë si kristali se Kuvendi më nuk është institucion demokratik por institucion i robëruar nga një autokrat i cili ia lejon vetes të sillet sikurse Kuvendi të jetë pronë private, duke mos respektuar asnjë Rregullore dhe para së gjithash shkel të drejta themelore të njeriut”, deklaroi sot në sallën e konferencave për shtyp të Kuvendit, Micevski.

Talat Xhaferi, siç tha ai, me metodat e tij joparimore dhe diktatoriale nuk guxon asnjë ditë më shumë ta udhëheqë Shtëpinë ligjdhënëse.

“Ky njeri nuk ka respekt ndaj askujt, as ndaj shërbimit kuvendor që e ofendonte dhe shante në mënyrën më të shëmtuar, as ndaj deputetëve të cilëve deshi t’ua shkurtojë të drejtën e lëvizjes dhe i mbylli në sallë plenare. Këto janë gjeste të një njeriu të pafuqishëm dhe të paaftë i cili nuk mund ta ndërtojë autoritetin e tij as tek shërbimi e as te deputetët dhe prandaj duke mos ditur çfarë të bëjë ia lejon vetes me forcë të zbatojë regjim që është larg regjimit demokratik”, tha Micevski.

Për Talat Xhaferin, siç shtoi koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nuk ekziston Rregullore dhe nuk ekzistojnë të drejta të njeriut.

Sipas tij, të gjitha këto ndodhin me “aminin” dhe dijeninë e LSDM-së të cilët, siç tha, çdo ditë i mbrojnë veprimet e Xhaferit duke dashur që kryetarin më të keq të Kuvendit në histori ta paraqesin si më të mirin.

Ai ju bëri thirrje deputetëve të LSDM-së t’i bashkohen dhe bashkërisht t’i thonë “ndal” Talat Xhaferit, i cili çdo ditë gjithnjë e më shumë e rrënon dhomën ligjdhënëse.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të paktën njëherë të interesohet dhe të vihet si kryeministër i vërtetë dhe jo të heshtë dhe të ikë nga opinioni pasi kjo që po ndodhë është edhe turp i tij”, tha Micevski.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...