Zekolli: Moska dhe Beogradi i orkestruan sulmet e VMRO-së ndaj Xhaferit

Sulmet mbi kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi nga ana e deputetëve të janë të orkestruara nga Moska. Kështu vlerëson njohësi i rrethanave politike Arsim Zekolli, i cili shton se atyre u është bërë therrë në sy shkuarja e Xhaferit në Ukrainë dhe këtë gjê nuk mund tja falin atij.

Shkruan se gjahu i deputetëve të VMRO-së ndaj Xhaferit është vazhdimsi e psikozës sê luftës ndaj çdo gjëje shqiptare.

Reagimi i plotë dhe integral i Zekollit:

Nuk eshte hajgare. Eshte shpallje lufte.

Te njejtit politikan (Mickoski, Nikolovski, Siljanovska, Misajloski), te njejta media te njejtit gazetare dhe “intelektual” Maqedonas qe diktonin histerine mediale per nxitje te gjahut kunder Ziadin Seles deri ne vrasje, tani i shofim duke bere te njejten kunder Talat Xhaferit. Kjo kope dhe agjenture e dirigjuar nga Beogradi dhe Moska nuk ja falnin deklaraten e Seles per Bulgarine, ndersa tani nuk ja falin Talatit viziten ne Ukraine dhe pritjen ne Bundestag.

Kjo eshte klike fashiste me vokabular fino dhe me nje Z te tetovuar ne zemer. Fashizem klasik rusofil, rusizem i mbindertuar mbi milosevicizmin qe tani lulezon ne Maqedoni me shum se ne Serbi. Gjahu i tyre ndaj Seles dikur, dhe Talatit tani eshte vazhdimesi e psikozes se luftes ndaj c’do gje Shqiptare qe nuk perkulet. Keshtu eshte qe nga koha e gjahut fashist kunder Mithat Eminit, kunder Nevzat Halilit, kunder Arben Xhaferit, kunder Menduh Thacit, kunder Rufi Osmanit, kunder Ali Ahmetit, kunder Ziadin Seles dhe tani kunder Talat Xhaferit. Eshte lufte. Pa ekuioke dhe pa doreza – eshte lufte mediale me aspirate qe te shendrohet ne lufte te vertet.

Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela duhet ta bejne te qarte kete gje, ne menyre publike. E kuptoj se aq ua ban atyre (dhe te gjithe neve) per urrejtjen skizofrenike dhe patologjike te establishmentit maqedonas ndaj c’do gjeje Shqiptare. Por duhet bere publike me qellim te njoftimit te bashkesise nderkombetare per prapavijat e histerive te inskunuara nga qarqet e apostrofuara. Ali e Ziadin, Afrim e Bilal mund te ken dallime, mund te ken raporte te acarruara. Dashten apo nuk dashten te pranojne, ajo qe i bashkon te gjithe eshte urrejtja e hapur dhe gjendja e luftes ndaj tyre dhe c’do gjeje Shqiptare nga kjo VMRO-DPMNE rusofile dhe nga aparati medial maqedonas.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...