Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka lëshuar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta t ëish presidentit Bujar Nishani, njofton indeks.mk
Grubi në telegramin e tij ngushëllues ka shkruar se Nishani ka qenë i njohur në territorin mbarë-shqiptarë për për maturinë e tij dhe se i njëjti sipas zëvendëskryeministrit Grubi do të mbetet i paharrueshëm në historinë e politikës sonë.
Grubi ka shtuar se Nishani ka dhënë kontribut të pashoqë në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare dhe pashkëputshmërisë së lidhjeve të bashkëpunimit tonë mbarëkombëtar, raporton indeks.mk
Statusi i plotë:
Lajm pikëllues për ndarjen nga jeta të ish Presidentit Bujar Nishani na erdhi sot nga Shqipëria.
I njohur për maturinë e tij do të mbetet i paharrueshëm në historinë e politikës sonë kombëtare për kontributin e dhënë në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare dhe pashkëputshmërisë së lidhjeve të bashkëpunimit tonë mbarëkombëtar në Ballkan dhe diasporë.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Presidentit Nishani!