Besa bëhet një me VMRO DPMNE-në

VMRO-DPMNE i konsideron si bazë për interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të cilën edhe zyrtarisht do ta dorëzojnë nesër në Kuvend.

“Në pajtim me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e dorëzojmë këtë interpelancë. Ne nuk presim që pushteti i udhëhequr nga LSDM dhe Dimitar Kovaçevski do të merr guximin që ta votojë këtë interpelancë dhe se 61 deputetë të qeverisë do ta dëgjojnë zërin e popullit për shkarkimin e Talat Xhaferit”, tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Që interpelanca të kalojë, duhet të marrë 61 vota deputetësh. Por a do të mbështetet kjo interpelancë nga opozita shqiptare?

Nga Aleanca për Shqiptarët pa qëndrim. Na thanë se vendimin e partisë lidhur me interpelancën ndaj Xhaferit ta kumtojnë ditëve të ardhshme në Kuvend.

E nga Lëvizja Besa thonë se do ta mbështesin interpelancën e VMRO-DPMNE-së.

“Është më se e qartë se pas ndodhive të fundit në parlament, sidomos me veprimin e shkarkimit të deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, se Talat Xhaferi padyshim se nuk ka kredibilitet për ta kryer detyrën e kryetarit të Kuvendit. Deputetët e Besës do ta mbështesin interpelancën por, më e rëndësishmja është që shumica  të kuptojë se po mashtron qytetarët e vendit dhe prandaj duhet të shkojmë një ditë më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thonë nga Lëvizja Besa.

Përndryshe, kjo nuk është interpelanca e parë e ngritur për punën e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit edhe në rastin kur ngritet interpelancë për kryetarin e Kuvendit, vetë ai udhëheqë me seancën e interpelancës.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...