Shiu i rrëmbyeshëm që sot kaploi edhe qytetin e Tetovës nxori në pah defektet dhe keqmenaxhimin nga ana e kreut të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Fotot në vazhdim janë nga lagja 146. Rrugët në këtë lagje janë në gjendje shumë të rëndë pikërisht pas vërshimeve, e të njejtat nuk kalohen në këmbë e lëre me vetura.
Deri në këtë moment, Kasami nuk e ka parë të arsyeshme që të vizitojë këtë pjesë të qytetit dhe të sheh nga afër gjendjen.