20 vjetori, Duvnjak: BDI gjithmonë është një hap para partive tjera! (Video)

Duke folur për 20 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, gazetarja maqedonase Gordana Duvnjak në një prononcim për faqen zyrtare të Bashkimit Demokratik për Integrim ka  thënë se partia e Ahmetit kupton më së miri kërkesat e qytetarëve dhe gjithnjë është në hap me kohën dhe gjithnjë si parti është një hap para partive tjera.

Duvnjak tha se BDI-ja gjithnjë ka ditur ti shfrytëzojë mjetet bashkëkohore për të mirën e vetë.

“Është forcë politike që në një mënyrë u instalua në jetën politike si parti nga e cila varet gjithçka, po edhe mbijetesa e qeverive. Është parti që është garantuese e qetësisë publike. Duhet uruar për mënyrën se si bën PR-in që e formoi falë përdorimit të mirëfilltë të mjeteve bashkëkohore në jetën politike dhe për atë që ka treguar një qëndrim për të kuptuar se cilat janë pritjet e votuesve në kohën bashkëkohore, po edhe partive politike dhe trendit të ri botëror. Gjithmonë është një hap përpara, për çfarëdo qoftë rasti”, tha Duvnjak për BDI-në.

https://fb.watch/dkP1b2p7k_/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...