20 vjetori, Ivanovski: BDI-ja punon për interesat e shqiptarëve, prandaj edhe fiton

Gazetari maqedonas, Sasha Ivanovski i njohur në opinion si “Politiko” në një prononcim për faqen zyrtare të BDI-së, ka folur për 20 vjetorin e partisë së Ahmetit.

Ivanovski thotë se qytetarët shqiptarë tek BDI-ja shohin një parti që është e angazhuar dhe punon për interesin e tyre, këtë e mbështet në faktin se partia e Ahmetit është fituese e çdo cikli zgjedhorë.

Ai ka falënderuar Bashkimin Demokratik për Integrim se me vendimet e saja e mbanë Maqedoninë si shtet të orientuar kah Washingtoni dhe Brukseli. Thotë se po të mos ishte BDI-ja Maqedonia do kthehej kah Moska.

“Në përgjithësi, mund të them se BDI-ja e mban të drejtuar “varkën” tonë të quajtur Maqedoni gjithnjë kah Uashingtoni dhe Brukseli dhe nuk bën asnjë lëshim në këtë aspekt, veçanërisht pas vitit 2016. Dua që t’ falënderoj dhe t’u them që edhe më tutje ta bëjnë të njëjtën, sseps po të mos ishte Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë shqiptare, varka jonë ndoshta do të rrugëtonte drejt Moskës”, deklaroi Ivanovski.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...