Ademi: Talat Xhaferi kryetari më i mirë në historinë parlamentare, përfaqëson në mënyrë dinjitoze institucionin

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth interpelancës së VMRO-së kundër kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ademi deklaroi se Xhaferi është personi që në mënyrë të përkryer dhe të përpiktë po e kryen funksionin e tij. Shtoi se Xhaferi është duke e përfaqësuar vendin në mënyrë të shkëlqyeshme në të gjitha instancat, si brenda dhe jashtë kufijve.

Ademi pohoi se kjo interpelancë është vazhdim i aktivitetit për të destabilizuar vendin e për të paraqitur shtetin para ndërkombëtarëve si jo-stabil. Ai tha se ky skenarë ka qendër Moskën.

“Këtë interpelancë kundër kryetarit të Kuvendit, Z.Talat Xhaferi të dorëzuar nga VMRO-DPMNE, e të mbështetur edhe nga disa naiv shqiptar, e konsideroj se është në funksion të politikës ditore për arsye se interpelanca e tillë do të përfundojë si e dështuar”, tha Ademi.

Shtoi se shumica parlamentare njëzëri qëndron pas Talat Xhaferit.

“Është për të ardhur keq që të gjitha këto veprime politike të cilat po i ndërmarrin partitë politike opozitare në vend e veçanërisht, VMRO-ja, e mbështetur nga Aleanca, Levica dhe Besa në kuadër të fushatës së tyre se për Maqedoninë e Veriut nuk mund të vendoset nga Reçica e vogël”, deklaroi Ademi.

Shtoi se pavarësisht faktit nëse i pëlqen ose jo VMRO-së dhe partive satelit të sajë, në Reçicë të Vogël janë marrë, merren dhe do të merren vendime të rëndësishme për shqiptarët dhe shtetin. Ai u bëri apel opozitarëve që të rishqyrtojnë vendimin politik duke pasë parasyshë periudhën në të cilën ndodhemi.

“Me vetëdije ose pa vetëdije most ë bëhen pjesë e skenarëve të cilët, ndoshta gatuhen në Moskë dhe të paraqesin vendin tonë si një vend me destabilitet politik që nuk është kështu për arsye se ka stabilitet politik, kemi mazhorancë stabile, kemi qeveri të zgjedhur e cila po i kryen, detyrat dhe obligimet në bazë të programit politik”, veçoi Ademi.

Kordinatori Ademi tha se puna e mirë e Xhaferit është duke ju penguar deputetëve të opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së. Shtoi se është për të ardhur keq që në të njëjtin nivel me VMRO-në e Levicën kanë rënë edhe partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, të cilëve po u pengon Xhaferi.

“Fatkeqësisht Xhaferi po ju pengon edhe disa shqiptarëve, po e them, fatkeqësisht të dehur e të verbuar nga dëshira për të ardhur në pushtet dhe nuk po zgjedhin mjete e partner me të cilët dëshirojnë të vijnë në krye të vendit pa pasur ide, vizion e pa patur program. Por me një politikë pa krye, s’bashku me Levicën të apasionuar pas Apasievit dëshirojnë që të bëjnë një alternim politik në Qeverisjen e këtij vendi, por të gjitha këto tentativa i konsideroj sit ë dështuara”, përfundoi Ademi.

Ndryshe, Lëvizja Besa tashmë edhe zyrtarisht i ka bashkuar aktivitetet me VMRO-në dhe ka deklaruar se do e mbështes interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=379505094195358

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...